E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rritja e çmimeve, qytetarët e Lushnjës bllokojnë rrethrrotullimin e Plugut, shënohen tensione mes protestuesve dhe policisë, ja pamjet
Lajme

Rritja e çmimeve, qytetarët e Lushnjës bllokojnë rrethrrotullimin e Plugut, shënohen tensione mes protestuesve dhe policisë, ja pamjet

Tiranë, Durrës, Shkodër, Bilisht, Mirditë e Lushnje. Në qytetet shqiptare protestohet për rritjen e çmimeve të naftës dhe produkteve bazë.

Qytetarët janë mbledhur në rrethrrotullimin e Plugut. Gazetari raporton se qytetarët, të cilët janë mbledhur falë thirrjeve në rrjete sociale kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve, në këtë aks tepër të rëndësishëm. Nuk kanë munguar edhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë, me këta të fundit që kanë tentuar të lirojnë rrugën.

Kujtojmë që protestuesit kanë paralajmëruar se manifestimet do të zhvillohen çdo ditë, deri në normalizimin e situatës.

Me pankarta në duar dhe me thirrje ndaj qeverisë për marrjen e një plani masash për të frenuar rritjen galoponte të çmimeve, qytetarët kanë bllokuar rrugët kryesore të qytetit.

Kujtojmë se protesta po zhvillohen që prej orës 17:000 të pasdites së sotme pothuajse më të gjithë vendin, ku më kulminantja është në bulevardin Dëshmorët e Kombit,  përballë ambienteve të kryeministrisë.

Duke se qytetarët janë të unifikuar në qëndrimin e tyre kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe ushqimeve të shportës.

Protestë po mbahet dhe në qytetet e Lezhës, Lushnjës, Fierit, Durrësit dhe Tepelenës.

Teksa i gjithë vendi është përfshirë nga protestat masive, kryeministri Rama pritet të mbajë një bashkëbisedim me qytetarët në facebook, ku do t’i japë përgjigje kërkesave të protestuesve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.