E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Florian Binaj: Këta që na drejtojnë nuk shkulen nga pushteti, kanë në politikë që kur ka qenë gjyshi i Bushit president
Lajme

Florian Binaj: Këta që na drejtojnë nuk shkulen nga pushteti, kanë në politikë që kur ka qenë gjyshi i Bushit president

Aktori Florjan Binaj i është bashkuar sërish sot protestuesve para kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të shportës.

Aktori Binaj deklaroi se vetëm aq protestues sa ishin mbrëmë, ulën çmimin e naftës me 20 lekë.

Ndër të tjera ai tha se të shtunën do të mblidhen në Tiranë protestues nga e gjithë Shqipëria.

“Imagjino po të mblidhemi të gjithë çfarë do të ndodhë të shtunën kur të vijnë njerëz nga e gjithë Shqipëria. Nafta është mjet jetese, nuk është luks.

S’e di pse ja kemi dhënë mundësinë politikanëve të jenë aty. Kemi 30 vite që i durojmë, i japim mundësi të njëjtëve njerëz”-tha Binaj.

Ndër të tjera Binaj deklaroi se kryeministri Edi Rama erdhi në politikë kur aktori ishte 11 vjeç dhe i mbaron mandati kur ai të jetë 40 vjeç ndërsa bëri një krahasim të lëvizjes së pushtetarëve në Amerikë dhe në Shqipëri.

“Ka dhe të tjerë më keq se ky. Janë në politikë që kur ka qenë gjyshi i Bushit në Amerikë në politikë, iku gjyshi erdhi babai i Bushit bëri 2 mandate, iku ai erdhi Klinton, iku Clinton erdhi Bushi, erdhi Obama, iku Obama, erdhi Trump, tani Joe Biden.

Nuk duhet të rreshtim se këta politikanët tanë nuk kanë menduar kurrë për ne”- tha Binaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.