E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kolegji i Kryetarëve/ Basha merr mbështetje nga dy drejtues të tjerë lokal në PD: Nuk duhet dorëheqje, thellohet kriza
Lajme

Kolegji i Kryetarëve/ Basha merr mbështetje nga dy drejtues të tjerë lokal në PD: Nuk duhet dorëheqje, thellohet kriza

Sekretari i degës së partisë demokratike në Vlorë, Gjergji Nika, si dhe kryetari i PD-së në Librazhd Bujar Vreto kanë shprehur mbështetjen ndaj kryedomkratit Lulzim Basha gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve.

Ata e cilëson dorëheqjen e Bashës si një thellim të krizës dhe jo si një zgjidhje të situatës ku ndodhet PD.

Gjergji Nika: Asgjë nuk ndodhi nga 25 prilli ne 6 mars, kishim vetëm nje barre te brendshme. Ne jemi ndare ne 3 fraksione, ne, ata te Berishës dhe pjesa e heshtur. Ne duhet te fokusohemi njëherë te kjo pjesa e heshtur, pastaj te bashkimi me foltoren. Nuk jam dakord për dorëheqjen tuaj, partia nuk është gati për zgjedhje. Zgjidhja duhet të vinte nga ju në formë kompromisi, por duke mos bërë një hap pas. Nuk mund të kthehemi pas. Kompromis por pa dorëheqjen tuaj.

Bujar Vreto: Duhet te bëjmë nje platforme përbashkuese, duke u distancuar nga hajdutet e periudhës 2005-2013. Mblidhni Këshillin Kombetar, ndoshta edhe Kuvendin ne prill, por nuk e gjykoj te arsyeshme dorëheqjen ne ketë moment. Ne na duhet zgjidhje jo thellim i krizës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.