E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në pranga 47-vjeçari me nipin dhe bashkëpunëtorin
Lajme

Në pranga 47-vjeçari me nipin dhe bashkëpunëtorin

Një 47-vjeçar së bashku me nipin e tij dhe një tjetër bashkëpunëtor kanë rënë në prangat e policisë Tiranë, në operacionin e koduar “Triple Play”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

1

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zonën e Kamzës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Triple Play”, bëri me dije policia.

Në kuadër të këtij operacioni, Panorama mëson u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Luftar Brahilika, 47 vjeç, Renardo Brahilika, 30 vjeç, të dy banues në Kamzë, dhe Maringlen Lala, 31 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, banues në Bathore.

SKEMA

Sipas policisë, shtetasi L. B., së bashku me nipin e tij, shtetasin R. B., pasi siguronin lëndën narkotike kokainë të pastër në sasi të mëdha, në bashkëpunim dhe me shtetasin M. L., e përpunonin duke e përzier dhe e ndanin atë në doza, të cilat më pas i shisnin në zonën e Kamzës kundrejt vlerës 50 euro një dozë kokainë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit R. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy pako me sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë (me peshë 213 gramë).

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare dhe 1 automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.