E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata dënon me 18 vite burg dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini
Lajme

Gjykata dënon me 18 vite burg dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 18 vite burg dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari, i akuzuar për vrasjen e Florian Lamçes në qytetin e Elbasanit. Po me kaq vite burg u dënua edhe miku i tij,  Adriano Hajdari.

Po kush është Sokol Sanxhaktari, ‘i paprekshmi’ i Elbasanit? Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë Qazim Sejdini ka mbi supe një histori të gjatë kriminale.

Ai dyshohet se është i përfshirë në grupin e bandës së Suel Çelës, një emër edhe ky jo pak i njohur për profilin e tij kriminal. Suel Çela akuzohet si i përfshirë në ngjarjen që ndodhi mesnatën e 18 shtatorit kur një automjet i blinduar tip “Audi A8” goditi makinën e patrullës së Policisë, brenda të cilit ishte ish-zv.drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi.

Sokol Sanxhaktari është vënë disa herë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale, por që gjithmonë ‘ia ka hedhur paq’, duke fituar lirinë shumë shpejt, qoftë edhe pas dënimeve që i janë dhënë nga gjyqtarët.

Sanxhaktari njihet si ‘i paprekshëm’ në profilin e tij kriminal, duke pasur parasysh faktin se në shumë raste ishin viktimat të tërhiqeshin nga akuzat, ose prokurori detyrohej të largohej nga çështja e hetimit.

Dënimet ndër vite për Sokol Sanxhaktarin:

1.Më 9 qershor 2008, Sokol Sanxhaktari është dënuar nga gjykata e Elbasanit për veprat penale të “Shkatërimit të pronës” dhe “Prishjes së rendit dhe sigurisë publike”.

2.Më 1 korrik 2008, Sanxhaktari është dënuar nga gjykata e rrethit Elbasan me 3.4 milion lekë gjobë, për akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit. Së bashku me të u dënua dhe shoku i tij, Altin Mehja.

3.Më 29 qershor 2010 Sanxhaktari është dënuar me 3 muaj e 10 ditë burg për armëmbajtje pa lejë dhe plagosje të lehtë në dëm të shtetasit Ervis Daka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.