E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot dita pa makina në Tiranë! Ja rrugët ku do të bllokohet qarkullimi nga ora 09:00 deri 15:00
Lajme

Sot dita pa makina në Tiranë! Ja rrugët ku do të bllokohet qarkullimi nga ora 09:00 deri 15:00

TIRANË- Sot, 22 mars,  qytetarët në Tiranë duhet të lënë makinat dhe të shkojnë në punë në këmbë, për t’i dhënë mundësi, të paktën për një ditë, mjedisit që të ‘shpëtojë’ nga ndotja e gazrave të çliruar, por edhe për të kursyer naftë, në një kohë kur çmimi është rritur si pasojë e luftës në Ukrainë.

Bashkia e Tiranës ka rikthyer nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se është përcaktuar kjo ditë, edhe për faktin se nesër është pushim zyrtar, për shkak të festës së Sulltan Novruzit.

“E di që fëmijët mezi e presin një ditë pa makina, ndaj nesër e martë 22 Mars, si dite pushimi zyrtar, do rikthejmë sërish harenë e ajrin e pastër në Tirane duke iu bashkuar nismës së @AlbGov për qytetet që kursejnë naftë e tym, e lëvizin shëndetshëm”, tha kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.