E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Marku nuk përmbahet ndaj Gjatës dhe Bylykbashit: Jeni një M*T dhe hani M*TIN tuaj!
Lajme

Marku nuk përmbahet ndaj Gjatës dhe Bylykbashit: Jeni një M*T dhe hani M*TIN tuaj!

Sulmon Bashën se s’të bëri deputet

Debat i ashpër në emision, mes profesorit Mark Marku, Çlirim Gjatës dhe deputetit demokrat Oerd Bylykbashi, teksa po diskutohej për situatën në PD pas dorëheqjes së Luzlim Bashës.

Marku i është kthyer gjatës duke i thënë se s’ka as “përgjegjësinë e fjalës”, sepse është kthyer kundër Bashës, pasi nuk e bëri deputet.

“Kështu si jeni, jeni një mut, dhe hajt mirupafshim, hani mutin tuaj’, i ka thënë Marku Gjatës, ndërsa ky i fundit i është kthyer duke e kritikuar për fjalorin.

Replikat e ashpra, Marku s’i ka ndalur as me deputetin Bylykbashi, duke i thënë se s’ka të drejtë ta quajë Bashën “humbës” pasi ai vetë ka 30 vite që humbet në zgjedhje.

Pjesë nga debati në emisionin “Opinion”:

Çlirim Gjata: Ti s’ke as përgjegjësin e fjalës

Mark Marku: Është e pandershme

Marku: Mos të flasim për nder se e di unë si flas

Gjata: Kjo që po bën është e pandershme

Marku: I pandershëm je ti, je bërë kundërshtar me Lulzim Bashën se s’ju bëri deputet

Gjata: Kë mua?

Marku: Jo e imja që ju thashë, kështu si jeni, jeni një mut, dhe hajt mirupafshim, hani mutin tuaj

Gjata: Të të vijë turp, je intelektual ti. Je banal, të të vijë turp

Oerd Bylykbashi: Me ato terma bëj kujdes

Mark Marku: Po ik o tashi, do më mësoni etikën

Bylykbashi: Mark e teprove Marku: Do të të flas edhe më keq po më ndërhyre, ti ke 30 vjet që humb dhe i thua atij humbës

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.