E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nënkryetarja e PD publikon faturat e energjisë së biznesit, Tabaku: Është rritur çmimi, qeveria të pezullojë pagesat për PPP-të. Ja përgjigja e ministres Ibrahimaj
Politikë

Nënkryetarja e PD publikon faturat e energjisë së biznesit, Tabaku: Është rritur çmimi, qeveria të pezullojë pagesat për PPP-të. Ja përgjigja e ministres Ibrahimaj

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku duke folur në Komisionin e Ekonomisë ka ngritur shqetësimin lidhur me transparencën e shitjes dhe blerjes së energjisë elektrike në muajt e fundit.

“Sa blihet tani energjia sa është rritur cmimi, se kemi dëgjuar shifra të ndryshme kontradiktore e abuzive nga ana e qeverisë”, ngriti pyetjen Tabaku.

Por ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se në fjalën e saj i ishte referuar cmimit te blerjes ne burse, nje vit me pare dhe sot.

“Se kuptoj pse ka pasur keqkuptim në fund të vitit të kaluar morëm vendim që s’do prekim faturën e energjisë elektrike për konsumatorin dhe bizneset e vogla. E beme.
Miratuam me akt normativ rritje të mbëshetjes për energjinë elektrike me 10 mld që u ezaurua vitin e kaluar në momentin që cmimet ishin rritur në gjithë botën e jo vetëm në Shqiperi. Unë s’mund tju them me sa lekë kemi blerë energji apo do blejmë.

Po i referohen cmimit të bursës para një viti dhe cmimit te bursës që ka rezultuar në ditët e fundit.

Në një moment ky cmim ka arritur deri ne 550 dollarë ka ardhur në rënie por është shumëfish i atij që ka qen vitin e kaluar. Nëse komisioni ka nevojë për informacione shtesë për cmimet e blerjeve referojuni institucioneve përgjegjëse”, tha Ibrahimaj.

Sipas nenkryetares se PD, akti normativ i qeverisë për mbështetjen buxhetore të shtresave në nevojë, “është i mangët e si buxheti me aftësi parashikuese s’po them naive por pa lidhje me realitetin”.

Tabaku ndër të tjera publikoi në komision edhe faturat e energjisë së biznesit për të cilat është rritur çmimi dhe kërkoi nga qeveria që të pezullojë pagesat për PPP-të.

“Nga informacionet që kam nga biznbesi, cmimi i energjisë për një grup të caktuar është rritur, si është bërë rritje e tillë abuzive e cmimit për bizneset pa një vendim të ERE?”, pyeti Tabaku.

“Unë kam fatura të bizneseve që paguajnë më shtrenjtë dhe çmimi nuk është rritur me një vendim të institucioneve përkatëse. Si mund të ndodhë kjo? Ju pretendoni që nuk keni rritur çmimin por e vërteta qenka ndryshe.”

Tabaku theksoi se qeveria duhet të pezullojë pagesat për PPP-të.

“Nuk e kuptoj përse qeveria shqiptare nuk pezullon pagesat për PPP-të në një kohë krize meqënëse jemi në një periudhë dhe në një moment kohor ku kemi një situatë luftë dhe krize. Pra kemi kushtet që buxheti duhet të fokusohet pikërisht tek qytetarët”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.