E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zelensky: Refuzoj të negocioj me Rusinë nëse ata kërkojnë të diskutojnë vetëm “denazifikimin” e Ukrainës
Lajme

Zelensky: Refuzoj të negocioj me Rusinë nëse ata kërkojnë të diskutojnë vetëm “denazifikimin” e Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky refuzon të negociojë me rusët nëse ata kërkojnë që të diskutohet vetëm “denazifikimi” i Ukrainës. Duke folur me gazetarët e pavarur rusë Zelensky theksoi se Ukraina nuk po diskuton fare termat “denazifikim” dhe “çmilitarizimi” gjatë bisedimeve me Rusinë.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka cilësuar vazhdimisht pushtimin e Ukrainës – një vend me një president hebre – si një fushatë “denazifikimi”, një justifikim i hedhur poshtë nga historianët dhe vëzhguesit politikë.

“Nuk do të ulemi fare në tavolinë nëse gjithccka që flasim është një “çmilitarizim” apo ndonjë “denazifikim”. Për mua, këto janë gjëra absolutisht të pakuptueshme”, tha Zelensky.

Grupi i radhës i bisedimeve midis dy palëve do të nisë në Stamboll të martën. Sipas Zelenskyt ai “nuk është kundër bisedimeve me Rusinë për sa kohë që mund të ketë një rezultat”, ndërsa shtoi se ai qëndron për dialog.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.