E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sa shtrenjt e paguajmë  faturën e energjisë?
Lajme

Sa shtrenjt e paguajmë faturën e energjisë?

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, sot ka lëshuar një nga ato “perlat” që kryeministri Edi Rama i përdor rëndom sa herë flitet për miliardat e koncesioneve dhe aferave të dyshimta. Njësoj si shefi tij ai ka deklaruar këtë të hënë, se qeveria ju paguan shqiptarëve 80% të faturës së dritave!

“Merrni faturat, 80% të faturës ua paguan qeveria, 20% e paguajnë familjet. Dalin thonë hiqni TVSH. Shkoni informohuni se edhe Kuvendit i është hequr një pjesë e madhe e buxhetit”, tha Balla me mburrje përpara gazetarëve.

Nëse i merr seriozisht këto deklarata duket sikur Rama, Balla dhe gjithë qeveria po ndihmojnë popullin që qeverisin, duke nxjerr para nga xhepi apo pasuria e tyre e trashëguar.

E vërteta është se edhe nëse qeveria kompenson 80% të faturës së dritave në këto kohë krize, ato janë sërish para të buxhetit të shtetit i cili mbushet po nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Por as kjo nuk është e vërtetë.
Të gjithë duhet ta dinë se brenda kësaj fature nuk paguhet vetëm “malli” që konsumohet (pra energjia) por edhe shumë taksa të tjera të cilat mbushin buxhetin.
Në fakt këto fatura (edhe uji) duhet të paraqisnin vetëm vlerën e sasisë dhe cilësisë së shërbimit për energji, të cilën qytetari apo biznesi konsumon realisht.
Por brenda këtyre faturave qeveria Rama vit pas viti ka futur edhe disa taksa si TVSH-ja për produktin përfundimtar, apo edhe të tjera shtesë si ajo e televizorit apo e banesës (te fatura e ujit të pijshëm).

Hileja qëndron te mungesa e transparencës. Qytetari që nuk ka shans as 24 orë që të vonojë pagesat, nuk i jepet asnjëherë informacion nga shteti për taksat dhe tarifat e fshehta që produktet apo shërbimet që ai merr kanë si kosto shtesë.
Meqenëse Rama&Balla bëjnë si bamirës me paratë e po vetë shqiptarëve duke thënë se “ne ju paguajmë 80% të faturës së dritave”, Alfapress.al po ju shpjegon çfarë fshihet brenda faturës së energjisë elektrike, e cila përveç çmimit të kilovat-orëve të konsumuar, ka brenda edhe disa taksa (të fshehta) që i shtohen këtij çmimi.
Kështu, në faturën e energjisë një familje nuk paguan vetëm energjinë elektrike që merr dhe konsumon (djeg) nga pajisjet e saj elektro-shtëpiake, por edhe kosto të tjera si rrjeti i transmetimit, shpërndarja, kosto operative të kompanive publike, etj të cilat rezultojnë nga më korruptivet dhe abuzueset në gjithë sistemin shtetëror.

Por nuk mjafton vetëm kjo: Shqiptarët duhet ta dinë se paguajnë më shumë nga gjithë të tjerët në rajon taksa në këtë faturë.
Këtë fakt e cilēson  një raport i fundit Komunitetit Ndërkombëtar të Energjisë.

Aty theksohet me shifra dhe fakte, se shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se të gjithë në vendet e Ballkanit Perëndimor energjinë që duhet për konsum.

“Në vendet e marra në analizë pjesë e Komunitetit të Energjisë ka ndryshime sa i takon pjesëve përbërëse në një faturë energjie. Pjesa e treguesit të energjisë në faturën përfundimtare ishte më e larta në Shqipëri me 63% dhe më e ulëta në Serbi me 34%, ndërsa pjesa e kostove të rrjetit në çmimin e përgjithshëm të energjisë elektrike për familjarët ishte mes 20% për Shqipërinë dhe 49% për Kosovën”, shkruhet në raport.
Pra 63% parave që shteti përdor për të blerë energji, paguhet direkt nga shqiptarët vetëm nëpërmjet faturës që ju vjen për dritat në ço fillim muaji. Kjo për konsumatorët e thjeshtë, por “sëpata” e qeverisë është po aq e rëndë edhe për bizneset, veçanërisht ato të vogla dhe të mesme.

Pyetja është: ku shkojnë ato dhjetëra milion euro në muaj që qeveria i ka vënë “shtesë’ për të blerë jashtë vendit energji, ndërkohë që shumica e tyre paguhet nga taksapaguesi mbi vlerën e asaj që konsumon në shtëpi apo biznes?

Në këtë raport bëhet edhe një panoramë krahasuese. Rezulton se çmimet më të ulëta të energjisë elektrike për konsumatorët e energjisë elektrike industriale, ishin në Gjeorgji me 5.89 euro-cent/ KW/h, ndërsa çmimi më i lartë industrial u raportua në Shqipëri (12.48 euro-cent/KW/h. (Për Shqipërinë raporti i referohet të dhënave të Eurostat).
Kjo është e vërteta e propagandës së shfrenuar qeveritare, e cila ka që kur ka nisur lufta në Ukrainë që na thonë se jemi vendi i vetëm në botë ku shteti po kompenson faturën e energjisë elektrike. Këtu nuk po flasim për lojën korruptive dhe keq-menaxhimi e sistemin e prodhimit i cili shet lirë energji dhe ble disa fish më shtrenjtë në vende që as prodhojnë sa ne!/Alfapres.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.