E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO cakton masat e sigurisë edhe për personat e tjerë të akuzuar për aferën e inceneratorëve
Lajme

GJKKO cakton masat e sigurisë edhe për personat e tjerë të akuzuar për aferën e inceneratorëve

Zbardhet vendimi, pas Alqi Bllakos

Pas vendimit për ish-deputetin Alqi Bllako, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg edhe për 7 të akuzuarit për inceneratorin e Fierit, dhe arrest shtëpie për 2 të tjerë, duke lënë në fuqi kështu kërkesën e SPAK.

Gjykata zhvilloi sot seancën për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj personave që akuzohen për abuzime në lidhje me inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit.

Arrest me burg është caktuar për:

Lefter Koka
Klodian Zoto
Arenc Myrtezani
Pëllumb Abeshi
Florian Muçaj
Erjon Murataj

Ndërsa arrest shtëpie është dhënë për:
Etleva Kondi
Sabina Cenameri

Po kështu prokuroria i ka kërkuar gjykatës që të hetohen me masën arrest me burg 7 anëtarë të komisionit për dhënien me koncesion të Inceneratorit të Elbasanit dhe dy të tjerë arrest shtëpie.

VENDIMI I PLOTE

“PËR VERIFIKIMIN E KUSHTEVE DHE KRITEREVE TË CAKTIMIT TË MASËS SË SIGURIMIT”

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e përbërë prej:

GJYQTARE: IRENA GJOKA

asistuar nga sekretare gjyqësore Elsa LITA, sot me datë 31.03.2022, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore, kërkesën penale me nr.23 Akti që i përket:

KËRKUES: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurori Dritan Prençi.

OBJEKTI: Marrjen në pyetje të personave të arrestuar, ndaj të cilëve është ekzekutuar masa e sigurimit e vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.22, datë 26.03.2022.

SHTETAS NËN HETIM:

Lefter Koka, i biri i Haki-ut dhe i Lumturie-s, i datëlindjes 04.08.1964, lindur dhe banues në Durrës, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 248 e 25, 260 e 25, 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.

Pëllumb Abeshi, i biri i Hamdi-ut dhe i Fatime-s, i datëlindjes 06.05.1958, lindur në Elbasan, banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Azem Shatëri, i biri i Myftar-it dhe i Fatime-s, i datëlindjes 29.12.1961, lindur në Fier, banues në Fier, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

 Florjan Muçaj, i biri i Islam-it dhe i Shqiponja-s, i datëlindjes 01.06.1979, lindur dhe banues në Fier, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Sabina Cenameri, e bija e Hysni-ut dhe e Elida-s, e datëlindjes 09.11.1988, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile beqare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.
E DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

BAZA LIGJORE: Neni 248/1 i Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata, pasi shqyrtoi kërkesën, vlerësoi çështjen në tërësi, dëgjoi palët në diskutim përfundimtar bazuar në nenet, 228, 229, 230, 237, 238, 248, 249, 466 të Kodit të Procedurës Penale,

VENDOSI:

1-Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.22, datë 26.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Lefter Koka, i biri i Haki-ut dhe i Lumturie-s, i datëlindjes 04.08.1964, lindur dhe banues në Durrës, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 248 e 25, 260 e 25, 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.

2-Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.22, datë 26.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Pëllumb Abeshi, i biri i Hamdi-ut dhe i Fatime-s, i datëlindjes 06.05.1958, lindur në Elbasan, banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

3-Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.22, datë 26.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Azem Shatëri, i biri i Myftar-it dhe i Fatime-s, i datëlindjes 29.12.1961, lindur në Fier, banues në Fier, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

4-Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.22, datë 26.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Florjan Muçaj, i biri i Islam-it dhe i Shqiponja-s, i datëlindjes 01.06.1979, lindur dhe banues në Fier, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

5-Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.22, datë 26.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetases nën hetim Sabina Cenameri, e bija e Hysni-ut dhe e Elida-s, e datëlindjes 09.11.1988, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile beqare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, E DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

5.1-Urdhërohet shtetasja nën hetim Sabina Cenameri, të mos largohet nga banesa e saj e ndodhur në adresën: Rruga “Kongresi i Tiranës”, Pallati 2.5611, Shkalla 1, Apartamenti 1, Tiranë.

6-Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurori Dritan Prençi.

7-Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit nga palët, brenda pesë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, sot më datë 31.03.2022.

SEKRETARE GJYQTARE

ELSA LITA IRENA GJOKA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.