E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja e Kulturës shpjegon kriterin e ri :Drejtori i ri i TKOB duhet të ketë edhe Master në Ekonomi
Lajme

Ministrja e Kulturës shpjegon kriterin e ri :Drejtori i ri i TKOB duhet të ketë edhe Master në Ekonomi

Ministrja e Kultures Elva Margariti, ka shpjeguar kriterin qe eshte vendosur se fundmi per perzgjedhjen e drejtorit te ri te Teatrit te Operas dhe Baletit, ku duhet te kete edhe nje Master per Ekonomi.

Ajo tha se eshte e nevojshme, qe sipas modeleve te teatrove te tjere ne bote, institucionet e artit dhe kultures ne vendin tone te gjenerojne edhe vete te ardhura dhe te mos varen totalisht nga buxheti i shtetit.

Pyetje: Ju së fundmi keni hapur konkurimin për Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Në kriteret që keni vendosur bie në sy që drejtuesi të ketë një master në ekonomi, a eshte kjo një qasje e re për drejtuesit e rij të institucioneve të arteve e kulturës qe të jenë dhe menaxherë të mirë që institucionet e artit të mos mbeten peng i buxheteve por duhet të gjenerojnë dhe të ardhurat e tyre?

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti:

Ka qenë kjo fryma e mendësia që jemi shtyrë për të hartuar kriteret. Në krye të institucioneve tona duhen menaxherë të mirëfilltë.

Patjetër në rastin e Teatrit të Operas jo detyrimisht një artist apo menaxher arti, këto janë kritere të pëlqyeshme, por gjithmonë e më tepër shikojmë që kemi nevojë për frymën e re e të thithjes së sa më shumë fondeve për t’u shkëputur nga varësia totale nga buxheti i shtetit, mën modelin e teatrove në gjiithë botën.

Figurat artistike janë pjesë e vendimmarrjes sic është bordi i teatrit.

Ne në vijim të punës do shohim statutin e rregulloren dhe reformimin e bordit të teatrit të Operas dhe Baletit.

Uroj të ketë përgjigje pozitive nga ata që e ndiejnë jo vetëm artdashës veten dhe të aftë për të menaxhuar asetet e artit dhe të kulturës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.