Kokainë në banane në Portin e Durrësit, arrestohet administratori i firmës “Alba Exotic Fruit”
Policia ka arrestuar ditën e sotme administratorin e firmës “Alba Exotic Fruit”.
Bëhet me dije se ky arrestim ka ardhur pasi në këtë kompani janë sekuestruar disa herë sasi të konsiderueshme kokaine të fshehur në kontejnerët që trasportonin banane nga Ekuadori.
Mësohet ndër të tjera se i arrestuari është Eduart Dauti, 51-vjeç, i cili ishte shpallur në këkrim nga drejtësia, ndërsa për të është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”.
51-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”./
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



