Spiropali: E vështirë të jesh grua në Shqipëri! Nënat do fitojnë mbrojtje nga shteti
Ministrja për Marrëdhëniet mes Shtetin dhe Parlamentin, Elisa Spiropali nga Kongresi i PS-së tregoi historinë e një gruaje, Rinës, e cika sakrifikonte çdo ditë për të siguruar jetesën e 3 fëmijëve.
Ajo tha se roli i gruas në Shqipëri do të kontrollohet dhe mbrohet me ligj.
“Rina është nënë e 3 fëmijëve. Punon dy punë, por nevojat e saj dhe të fëmijëve janë të mëdha. Rinën nuk e njohin as politikanët sherrxhinj, apo ata që analistët që zgjohen vonë. Është e vështirë që të jesh grua në Shqipëri, në Shqipërinë e atyre që jetojnë nga Rogner te Sheraton. Është e vështirë të jesh grua në Shqipëri. Nënat me fëmijë duhet të fitojnë mbrojtje të madhe nga Shtetit. Këtë do e bëjmë detyrë dhe ligj. Gratë punojnë më shumë se burrat, por në shumë raste ato bëjnë punë të papaguara në shtëpi. Jo të gjithë e njohim dhe e shohim.”, Spiropali.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka kujtuar një thënie të Dritëro Agollit nga Kongresi i PS-së.
Ai tha se edh enjë vit e ndajnë vendin nga zgjedhjet, ndërsa theksoi se duhet të forcohen fuqitë për një mandat tjetër.
“PS është rasti i duhur i një organizate politike ku vetësakrifikimi buron nga shkrirja e ideve. PS është mirënjohëse ndaj dikujt sa çfarëdo të ketë dhënë. na ndajnë vetëm një 1vit nga zgjedhjet, por ne duhet të bëjmë më shumë se sa kundërshtarët.
Ju përmenda tim at, socialist i vjetër, por tani dua të përmend një at më të madh, atin e socialistëve, Dritëra Agolli me thënien; ‘kush rreh gjoksin, tremb zemrën’, dhe ne nuk duhet të rrahim gjoksin, pasi gjërat e mëdha bëhen me kurajo dhe zemër.”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



