Reagon deputeti socialist: Babai im është i pastër
Pas shpalljes “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ish-deputetit socialist Aqif Rakipi, ka reaguar djali i tij, Orlando Rakipi.
Ai shprehet se babai i tij është ‘i pastër’, ndërsa thekson se është i gatshëm për të dhënë dorëheqjen.
“Jam dhe me emocione. Kemi lindur ne demokraci, jam pro americin dhe babai im po ashtu. Se di çfarë është ai lloj vendimi. S’na ka ndodhur kurrë ajo gjë. Babai im është super i pastër. Mund ta shihni s’ka asnjë rekord kriminal dhe se çfarë flitet. S’kemi lidhje me atë pjesë, që na thonë kriminel. Ne jemi të pastër, babai im është i pastër. Ka ikur nga politika për diçka. Jam i hapur të bëjë gjithçka.”, tha ai
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



