Berisha për betejën ligjore në PD: Rama po bën presion të jashtëzakonshëm në gjykatë
Kam prova, nuk do përtoj t’i publikoj
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e kësaj të marte se kreyeministri Edi Rama dhe zyratarë të lartë të qeverisë kanë bërë presion të jashtëzakonshëm ndaj gjykatës në lidhje me apelimin e vendimit për njohjen e statutit të 11 Dhjetorit.
Sipas Berishës, në bazë të Kodit të Procedurës Civile regjistrimi i statutit të një partie nuk është i ankimueshëm nga një palë e tretë dhe për këtë arsye vendimi hyn në fuqi kur plotësohen afatet ligjore.
Berisha theksoi se ka prova nga dy burime për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë nga kryeministri Rama, të cilat nuk do t’i hezitoj t’i publikoj.
“Këto veprime janë ndërmarrë pasi është kthjelluar gjithçka në datën 6 mars dhe ka dhënë një vendim gjykata që është regjistrimi i statutit.
Vendimi është një regjistrim dhe merr formën e prerë pasi kalon afati i ankimimit të palës tonë. Ky është përcaktim në Kodin e Procedurës Civille. Nëse i referohemi Kodit në datën 12 vendimi është i formës së prerë. Edi Rama po bën presione të jashtëzakonshme në gjykatë. E kam nga dy burime. Por unë po paralajmëroj se qeveritarë kanë ndërhyrë fuqishëm në Gjykatë. E kuptoni vetë ju. Presion në gjykatë dhe unë po e ndjek me shumë vëmendje.
Së pari kam siguruar dy burime dhe se kur do i bëj publike është se nuk do përtoj t’i bëjë publike”, tha Berisha.
Duke folur për propozimet e palës tjetër, Berisha deklaroi se Kuvendi Kombëtar i datës 30 Prill është i pamundur të shtyhet ndërsa shtoi se Basha dhe Alibeaj do të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar sipas parashikimeve të statutit të partisë.
“Aty ku ka zero fakte, dokumente dhe prova çdo gjë është e papranueshme. Alibeajn nuk e lë Rama të tërhiqet nga ankimimi. Nuk e kontrollon vetë veten ai. Ai është në mision. Ai harron një gjë që e vë veten në një pozitë të papërshtatshme. Alibeaj nuk thirri mbledhje, kërkoi të bëhej një votim por nuk e votoi kush.
Në fund ai propozoi që të dorëzohen vendimet dhe propozimet. Nuk ka mbledhje nesër. Në ditët në vijim do jem në çdo mbledhje. Vendimin e Bashës dhe Alibeajt unë e kam quajtur zero gjithmonë. Ai bën edhe kryetarin e partisë, i emëruar nga Gaz Bardhi. Nuk kam bërë dhe nuk bëj asnjë përpjekje për negociata me SHBA. Çdo ofertë për negociata e kam refuzuar. Kam zgjedhur atë rrugë që kam zgjedhur.
Nëse ka degë në të cilat ka motive ligjore. Alibeaj unë e bëra të qartë se çfarë është. Nëse kontstatohen problematika, zgjedhjet përsëriten. Kuvendi është i pamundur të shtyhet. Është një rrethanë kombëtare dhe ndërkombëtare. Deputetët e PD, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj do të jenë anëtar të Këshillit Kombëtar. Çdo njeri është i lirë të marrë vendimet e tij. Unë po them cili është qëndrimi i partisë ndaj deputetëve. Janë anëtar të Këshillit kombëtar”, deklaroi Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



