E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj :Nuk ulem në tryezë me Berishën
Politikë

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj :Nuk ulem në tryezë me Berishën

Në apelin e grupit parlamentar demokrat, Agron Gjekmarkaj do jetë mungesa e parë dhe e përhershme për sa kohë Sali Berisha do jetë pjesë e tryezës.

Gjekmarkaj: Nuk kam shkuar në grup se e kam shumë të freskët ditën e 8 janarit që mund të ishte një ditë tragjike. Tani e shoh si një pushtim dhe uzurpim të PD dhe s’kam dashur që me prezencën time të legjitimoj këtë uzurpim. Unë nuk do të jem kurrë një deputet i Sali Berishës, do jem deputet i Lezhës dhe i PD në mënyrë që kjo parti të kthehet tek vlerat perëndimore dhe miqësia me SHBA.

I bindur që Partia Demokratike nuk mund t’i rikthehet vlerave perëndimore me Sali Berishën në krye të saj, mbështet rezistencën e Enkelejd Alibeaj.

Gjekmarkaj: Të duket ndonjëherë sikur PD ra sikur Kabuli, erdhën talebanët për ta marrë, Basha iku si Ashraf Ghani dhe ata e morën pushtetin. Alibeaj nuk është polic, as gardist, është politikan dhe në klimën kur kërkon bashkëpunim do i dëgjosh edhe kur të tjerët sillen si pushtues.

Por, ata që ish nënkryetari demokrat i quan pushtues, kanë vendosur të mos e njohin më Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi.

Gjekmarkaj: Sot PD ka një kryetar grupi parlamentar që ka shumicën e grupit. Kreu i grupit nuk shkarkohet me vullnet hyjnor por me vullnet të anëtarëve të grupit.

Agron Gjekmarkaj nuk pajtohet me realitetin e ri në Partinë Demokratike  ndërsa  distancohet  nga sulmet që Sali Berisha ka nisur ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim./ TCH

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.