E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fqinjët e Shqipërisë i heqin pothuajse të gjitha masat anti-Covid
Publik News

Fqinjët e Shqipërisë i heqin pothuajse të gjitha masat anti-Covid

Rregullat anti-Covid pothuajse janë hequr të gjitha në Greqi, si për shembull mbajtja e maskës apo certifikata e vaksinimit.

Sipas mediave greke, nga 1 maji aksesi në të gjitha ambientet, të mbyllura dhe të hapura do të bëhet pa paraqitjen e certifikatës së vaksinimit që ishte në fuqi më parë dhe po ashtu nuk do të ketë kontroll apo do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës. Për sa i përket rregullave të hyrjes në Greqi për pushuesit, në një deklaratë zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se nga muaji maj mund të mos kërkohet certifikata për të hyrë në vend.

Gjithashtu, autoritetet kanë thënë se të gjitha masat për Covid do të rishikohen në shtator, në varësi të situatës së koronavirusit në atë kohë. Mbetet për t’u parë gjithashtu nëse nxënësit do t’i heqin maskat para përfundimit të vitit shkollor, diçka që kryeministri grek e kishte lënë të kuptohet kur vizitoi një ishull.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.