E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia arreston tre persona për vdekjen e një puntori në portine Durrësit
Lajme

Policia arreston tre persona për vdekjen e një puntori në portine Durrësit

Tre punonjës në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit u arrestuan nga policia për aksidentin me vdekje që ndodhi të premten. Blutë bënë me dije se një nga të arrestuarit, shtetasi me inicialet N. V., 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë, dyshohet të ketë goditur me mjetin e punës viktimën, punonjës i kësaj firme gjithashtu, shtetasin R. B.

Njoftimi nga Policia Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:
-R. B., 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit.
-N. V., 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë.
-B. T., 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontenierëve” në portin e Durrësit, punonjësi i kësaj firme, shtetasi R. B. është aksidentuar me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme, që po drejtohej nga shtetasi N. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.