Pique dhe kreu i Federatës pazare për superkupën, publikohen përgjimet
Futbollisti i Barcelonës Gerard Pique është duke u përballur me akuza të forta, pas publikimit të disa përgjimeve të bujshme.
Gazeta spanjolle “El Confidencial” publikoi këtë të hënën një artikull dhe një sërë audio-përgjimesh në të cilat duket zëri i Gerard Pique duke komunikuar me Presidentin e Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, në të cilin ai i referohet shumave ekonomike që do të shpërndahen për mbajtjen e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.
Sipas informacioneve të zbuluara nga burimi në fjalë kompania e Pique, Kosmos, ka siguruar 24 milionë euro në gjashtë vitet e Superkupës në Arabi. Në këtë mënyrë lojtari i katalanasve është në probleme serioze dhe mund të përballet me ligjin në këto ditë, për shkak të këtij përgjimi të zbuluar së fundmi.
Madje, në këto përgjime, mes dyshes diskutohet edhe ndarja e shpërblimit në para për Real Madridin dhe Blaugranasit.
“Barcelona e Reali të marrin nga 8 milionë, për të tjerat mjafton 1 apo 2 milionë” dëgjohet Pique në një audio-inçizim. Ky përgjim pritet ta fundosë Piquen dhe Rubiales, duke ditur se dyshja kanë ndikim të madh në futbollin spanjoll.
Në të njëjtat incizime “El Confidencial” publikoi gjithashtu edhe një bisetë që është bërë mes dyshes, ku Pique i kërkon presidentit Rubiales për mundësinë që Superkupa të luhet edhe në “Camp Nou” në të arshmen.
“Të shohim Geri , shiko unë do ta shoh edhe këtë me Madridin. Mendoj se Madridi do të më thotë jo, por duhet qe të justifikojmë veten për të ardhmen dhe të themi se është stadium me më shumë kapacitet, se është kampion, se është kampion i Kupës apo finalist i Kupës… Mendoj se kemi këtë legjitimitet”, janë fjalët e presidentit të Federatës së Futbollit spanjoll, të zbuluara nga “El Confidencial”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



