E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkoi në QSUT me dhimbje të forta barku, 20-vjeçarja lind fëmijën në tualet
Lajme

Shkoi në QSUT me dhimbje të forta barku, 20-vjeçarja lind fëmijën në tualet

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka bërë ditën e sotme publik një rast të veçantë, ku një e re pasi ka shkuar me dhimbje të forta barku në Urgjencën e QSUT ka përfunduar duke sjell në jetë fëmijën e saj në tualet.

Në një reagim të dytë sqarues , Shoqata e Infermierëve bën të ditur se 20-vjeçarja ka shtangur të gjithë stafin pasi ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të një shtatzënie.

“Pas ngjarjes se ndodhur mbremje e djeshme ne Urgjencen polivalente te QSUT ku nje e re rreth moshes 20 vjeçare e paraqitur me dhimbje barku lind ne tualetin e Urgjences Shoqata e Infermiereve vajti ne Urgjence ku mori informacione te metejshme te nje rasti te rralle te ndodhur ne Shqiperi.

Stafi deklaroj qe vajza sapo eshte paraqitur ne Urgjencen ka deklaruar per dhimbje te forta barku dhe fryrje barku dhe direkt eshte drejtuar per ne tualetin e Urgjencen ku ne pak minuta ajo dhe ka kryer nje lindje ne ambjentet e tualetit.

Pas ndihmes se dhene aty e reja bashke me femijen eshte shoqetuar ne ambjentin e salles se kirurgjise ku eshte bere dhe trajtimi i metejshem dhe ku eshte kryer dhe prerja e kordonit te bebit e me pas eshte njoftuar stafi i maternitetit te cilet jane paraqitur dhe kane transportuar ne ambjentet e maternitetit nenen me femijen e saj.

I gjithe stafi ka mbetur i shtangur kur nena kishte deklaruar qe nuk ishte ne dijeni te nje shtatzanie e cila ka sjell nje reagim te madh ne mes stafit dhe familjareve te vajzes”,-shkruhet në deklaratën e Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.