E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK: Saimir Tahiri  me Jaeld Çelën bashkëpunuan me Habilajt në trafikun e drogës!
Lajme

SPAK: Saimir Tahiri me Jaeld Çelën bashkëpunuan me Habilajt në trafikun e drogës!

Ata janë të bindur se në punën e tyre hetimore disa vjeçare kanë sjellë fakte dhe prova të mjaftueshme për ta bindur gjykatën në lidhje me aktivitetin kriminal të Tahirit dhe Çelës si dhe kanë faktuar bashkëpunimin e tyre me anëtarët e grupit kriminal të vëllezërve Habilaj.

Janë një mori të dhënash, faktesh dhe kundërfaktesh me anë të të cilave prokurorët tregojnë gabimet e gjykatës, kryesisht duke theksuar se kanë ekzistuar faktet e arsyeshme që të mos përjashtohen nga akuzat për të cilat është hartuar edhe rekursi. “Panorama” sjellë të plotë një mori argumentesh të prokurorëve që i kanë renditur në rekurs bashkë me detajet e dosjes që duket se nuk janë para mirë nga trupi gjykues!

PROKURORËT KUNDËR GJYKATËS

Nga provat e administruara vërtetohet se në të njëjtën periudhë me mbajtjen nga i pandehuri Saimir Tahiri të lidhjeve të sipërcituar me shtetasin Moisi Habilaj, drejtues i organizimit kriminal që kishte për qëllim trafikimin e narkotikëve, ndërkohë janë ekzekutuar nga Moisi Habilaj etj., disa raste trafikimi të lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë, të dokumentuara këto me sekuestrimin e sasive konkrete në datat 25.10.2013, 27.02.2014, 29.07.2014, 08.05.2015, e në rastin e peshkarexhës “Fatima”(kapur në Itali me datë 08.05.2015) bashkëpunimi i punonjësve të caktuar të policisë, pa përjashtuar edhe persona të tjerë të mundshëm me funksionet publike, ka qenë në një shkallë të lartë përfshirje dhe koordinimi.

Kjo, në mënyrë të padyshimtë kërkon një shkallë të lartë organizimi të vetë grupit kriminal, infiltrim të lartë të tij në strukturat e Policisë dhe lejimin e kësaj situate nga nivelet drejtuese të policisë nëpërmjet veprimeve apo mosveprimeve nga më të ndryshmet, të kryera me dashje. Aktiviteti i trafikimit të lëndëve narkotike “cannabis sativa” është shoqëruar nga një shkallë shumë e lartë e përhapjes së kultivimit të bimëve narkotike “cannabis sativa”, veçanërisht në rrethin e Vlorës. Të paktën në vitin 2016, në të cilën i pandehuri Moisi Habilaj dhe grupi i tij vazhdonin të ishin aktiv në aktivitetin e tyre të trafikimit të narkotikëve, siç del nga aktet e hetimit penal të autoriteteve italiane dhe më pas edhe nga sekuestrimi i sasisë prej afro 4 ton “cannabis sativa”, në banesën e shtetasit Armand Koçerri në Babicë të Vogël, është dokumentuar se kultivimi i bimëve narkotike në rrethin e Vlorës ishte kthyer në një aktivitet kriminal masiv.

Siç është pasqyruar në vendim pjesa dërmuese e informacioneve për kultivimin e bimëve narkotike që Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ia ka përcjellë për verifikim Stacionit të Policisë Selenicë, ka ardhur nga institucionet ligjzbatuese dhe jo nga vetë punonjësit e Policisë të Drejtorisë Vendore Vlorë, përfshirë edhe informacionin e datës 10.06.2016 për shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, për kultivim bimësh narkotike.

Veprimet e policisë vendore për asgjësimin e bimëve narkotike kanë filluar vetëm pas dërgimit të raporteve të monitorimit ajror të Guardia Di Finanza, përveç rasteve të shkëputura të asgjësimeve të mëparshme. Në përgjimet telefonike të personave që ushtronin këtë veprimtari kriminale është përmendur se asgjësimet shpesh kanë qenë selektive dhe bimët narkotike të prera liheshin të padjegura, gjë që u mundësonte kultivuesve të tyre që t’i merrnin pas largimit të policisë.

GABIMI I GJYKATËS

Gjykata, në interpretim të gabuar të provave dhe fakteve të lartpërmendura, ka konkluduar se në rastin më të pakët tregojnë moskryerjen e detyrave ligjorë nga ana e një numri punonjësish dhe drejtuesish të policisë së shtetit e më tej, në kushtet kur kryhen dyshime por nuk arrihet të kalohet ky nivel që të provohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se këta funksionarë publik kanë bashkëpunuar me qëllim të përbashkët kryerjen e aktivitetit kriminal të trafikimit të narkotikëve, mbajtja e marrëdhënieve dhe kontakteve të qëndrueshme e të pashpjegueshme me drejtuesit apo anëtarët kryesor të organizimit kriminal të angazhuar direkt ose indirekt në këtë veprimtari kriminale, tregon elementin subjektiv të dashjes në mosveprimet në kuadër të detyrës të këtyre personave me funksione publike, ndërkohë që nga provat e lartpërmendura provohet se këta funksionarë publik kanë bashkëpunuar me qëllim të përbashkët lejimin dhe kryerjen e aktivitetit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.

FAKTET E KONKLUDUARA NGA GJYKATA

Gjithashtu, nga ana e gjykatës janë vlerësuar dhe evidentuar në mënyrë të hollësishme provat e paraqitura nga prokuroria për faktet objekt akuze në ngarkim të të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela lidhur me marrëdhëniet apo qëndrueshmërinë e tyre me pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal Moisi Habilaj, Flarian Habilaj etj., gjatë kohës së ushtrimit të aktivitetit kriminal të trafikimit të narkotikëve dhe është konkluduar se:

-me mbajtjen e lidhjeve të sipërcituara me të pandehurin në procedim të lidhur, Moisi Ilabilaj;

-në kushtet që lidhje të tilla me Ministrin e Brendshëm që nuk janë të panjohura kanë krijuar premisë më të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në radhët e punonjësve të policisë së shtetit me pasojë të drejtpërdrejtë vështirësi dhe pengesa shtesë në drejtim të parandalimit dhe luftimit të këtyre veprimtarive kriminale;

-e shoqëruar në të njëjtën periudhë edhe me bashkëpunimin në një shkallë të lartë të një numri punonjësish të Policisë së Shtetit;

-shoqëruar në të njëjtën kohë me vazhdimësinë dhe me ushtrimin e suksesshëm të aktivitetit kriminal të trafikimit të narkotikëve nga i pandehuri në procedim të lidhur Moisi Habilaj etj., në kuadër të një organizimi kriminal që merrej me këtë veprimtari(grup i organizuar kriminal që merrej me këtë veprimtari siç është cilësuar nga autoritetet italiane);

-si dhe mosmarrja e masave të duhura për vënien në eficiencë të plotë strukturën më të lartë drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, për parandalimin dhe zbulimin e këtyre veprave penale të evidentuara në kundërshtim me ligjin.

Duke vlerësuar në mënyrë të gabuar se janë indice të rëndësishme, të sakta dhe në përputhje me njëra-tjetrën që provojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se i pandehuri Saimir Tahiri ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

JAELD ÇELA

Në lidhje me të pandehurin Jaeld Çela, gjykata ka vlerësuar dhe çmuar provat e paraqitura nga ana e prokurorisë nga ku ka rezultuar e provuar se gjatë kohës që ky i pandehur ka qenë me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Polici Vlorë:

-është ekzekutuar episodi i trafikimit të lëndës narkotike prej 880 kg “cannabis sativa” me peshkarexhën “Fatima”, në datë 05-06 maj 2015, ku ka pasur edhe një përfshirje të lartë të policisë vendore që kanë bashkëpunuar me të pandehurit në procedim të lidhur, ku këta të fundit kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, që merrej me këtë veprimtari kriminale;

-është evidentuar një shkallë mjaft e lartë e përhapjes së kultivimit të bimëve narkotike “cannabis sativa” në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, aktivitete këto të paligjshme, furnizuese të drejtpërdrejta të trafikut të narkotikëve;

-shoqëruar në të njëjtën kohë me mbajtjen e lidhjeve nga i pandehuri me persona të përfshirë në këtë veprimtari kriminale;

-si dhe mosmarrja e masave të duhura për të parandaluar dhe zbuluar këto vepra penale; Sa më lart, nga ana e Gjykatës është konkluduar në mënyrë të gabuar në lidhje me këto rrethana fakti të provuar në gjykim, ku argumentohet se provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm se i pandehuri Jaeld Çela ka konsumuar elementë të veprës penale të Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

KOMUNIKIMET TELEFONIKE

Gjykata ka gabuar në vlerësimin e fakteve dhe provave ku arsyeton se me provat e administruara nuk mund të provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm marrëveshja midis të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela dhe të paktën njërit prej të pandehurve në procedim të lidhur Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Sabaudin Çelaj, Mardidian Sulaj, Sokoi Bode, Gjergji Kohila etj në kryerjen e veprave penale të trafikimit të narkotikëve.

Ndërkohë, që nga provat e administruara gjatë gjykimit dhe të evidentuar nga ana e gjykatës në vendim, rezulton e provuar se të pandehurit Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela kanë një numër të madh komunikimesh të përbashkëta me pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal, të shtrira në kohën e aktivitetit kriminal të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjithashtu, rezulton e provuar se punonjës të Ministrisë së Brendshme dhe vartës të të pandehurit Saimir Tahiri, konkretisht, Evi Robo, Elvis Rexha, Gentjan Çeka, si dhe punonjësit e policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, të pandehurit Jaeld Çela, Gjergji Kohila, Sokol Bode, kanë komunikime të shumta të drejtpërdrejta (Evi Robo me Moisi Habilaj, Jaeld Çela me Florian Habilaj, Gjergji Kohila me Saimir Tahirin dhe Allan Habilaj(vëllai i Moisi dhe Florian Habilaj), Elvis Rexhaj me Artan Habilaj, Sokol Bode me Moisi, Florian dhe Artan Habilaj.

Jaeld Çela me Florian Habilaj, si dhe komunikime me numra të përbashkët me pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal, Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Nezar Seiti etj, të evidentuara në mënyrë të hollësishme ne analizën telefonike të administruar gjatë gjykimit).

1

PËRKRAHJA E GRUPIT KRIMINAL

Nga provat e administruar në gjykim, të evidentuar nga ana e gjykatës në vendim, provohet se të pandehurit në procedim të lidhur Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Sabaudin Çelaj etj., kanë pasur mbështetjen dhe përkrahje të vazhdueshme nga punonjës të policisë së shtetit duke u krijuar atyre lehtësirat dhe kushtet e nevojshme, duke ju hequr pengesat në kryerjen e aktivitetit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, fakt i provuar në episodet e dokumentuara të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali.

Ndërkohë, që të gjitha provat dhe faktet e lartpërmendura provojnë në tërësinë e tyre dhe në harmoni me njëratjetrën, se të pandehurit Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela, duke u krijuar kushte dhe lehtësi anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal (apo organizatës kriminale, siç është cilësuar nga autoritetet italiane të drejtësisë), duke i ndihmuar pjesëtarët e grupit kriminal, kanë kryer veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.