E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, dënohet me 12 vite burg
Lajme

Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, dënohet me 12 vite burg

Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode është dënuar nga GJKKO me 12 vite burg.

Bode akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘trafik droge’,  ndërsa kishte lidhje me grupin e Habilajve. Masa e sigurisë ju dha në mungesë pasi Sokol Bode, së bashku me ish-oficerin tjetër të policisë Gjergji Kohila, janë në arrati.

Sokol Bode u transferua nga drejtor i postës në Dhermi në prill të 2017 , në Shkodër ku iu dha posti si Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve.

Por prej kohësh Bode ka qenë në vëmendje pasi janë publikuar fotot ku ai shfaqet me vëllezërit Habilaj, dy prej të cilëve janë arrestuar nga drejtësia italiane për trafik drogë.

Më 7 prill të 2017 ai ka marrë masë disiplinore nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe ka qenë në hetim edhe nga SHÇBA, pasi në njësinë administrative ‘Guri i Zi’ në Shkodër u zbulua një mini serë ku u gjetën 87 kubikë kanabis. Përveç këtij për këtë rast kanë qenë në hetim edhe 4 punonjës të tjerë policie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.