Drejtori i burgut në Reç, vidhte karburant dhe fuste sende të ndaluara!
Si u vu në pranga zyrtari
Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me arrestimin e drejtorit të burgut në Reç të Shkodrës, Ervis Zika.
Sipas News24, drejtori i komanduar i burgut të Reçit dyshohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe futja e sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit.
Në lidhje me vjedhjen ai ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive. Ndërkohë që ka hyrë në regjim pa kaluar në skaner dhe ka dyshime që ka futur sende të ndaluara.
Mësohet se ai është telefonuar nga SHKBB dhe ka pohuar që po ikën në burg për të vijuar punën normalisht, por në Lezhë është prangosur.
Për abuzim me karburantin po hetohen edhe ish-zyrtarë të tjerë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



