Tre gra në Vlorë “ngujohen” në dyqan: Do vetëflijohemi
Tre gra në Vlorë kanë kërcënuar se do të vetëflijohen pasi kanë mbetur pa shtëpi. Ato janë mbyllur në një dyqan dhe thonë se nuk do të dalin që aty. Gratë pretendojnë se janë mashtruar nga firma që i mori shtëpitë për të ndërtuar pallat.
“Që nga dita e djeshme që po fle këtu. Kisha 10 vite bashkë me këto rrugëve. Dhamë shtëpinë për të bërë këtu pallat. E kishin pronarët para se të bënim ne aktmarrëveshje. U prishën shtëpitë nuk filloi pallati filloi karburanti. Kemi 10 vite nëpër prokurori, për mashtrim. Na kanë marrë edhe paratë e qirasë. Unë jam lodhur shumë.
Unë e kam vendosur, më vjen keq vetëm që nuk do shikoj nipërit e mi. Qëllimin e jetës time unë e kam plotësuar. Jetova për të parë njerëz të korruptuar, nuk i mposhta dot. Unë e kam vendosur do vetëflijohem”, tha gruaja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



