E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku Ilir Alimehmeti: Vuajmë nga largimi i mjekëve, duhet të bëjmë më shumë për t’i mbajtur studentët këtu
Lajme

Mjeku Ilir Alimehmeti: Vuajmë nga largimi i mjekëve, duhet të bëjmë më shumë për t’i mbajtur studentët këtu

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, gjatë një bashkëbisedimi me pedagogë të universiteteve të vendit, të mbledhur nga ish kryeministri Sali Berisha në lidhje me sfidat e arsimit të lartë, ngriti shqetësimin për largimin e mjekëve nga vendi dhe mungesën e financimit shkencor.

Alimehmeti u shpreh se politikat arsimore kanë vend për tu përmirësuar në mënyrë që studentëve t’u jepet mundësi për të mos u larguar dhe t’i thellojnë studimet e tyre këtu.

“Ne vuajmë nga një humbje e madhe në numra e mjekëve dhe përderisa ata vazhdojnë karriera të suksesshme jashtë, do të thotë që produkti jonë është cilësor përderisa ai pranohet në Gjermani.

Ne duhet të bëjmë më shumë edhe për t’i mbajtur edhe për t’i drejtuar drejt kërkimit shkencor. E kemi të ngadalësuar për vetë bllokimet në vite që bëhen, nuk mund të aplikosh po s’kanë kaluar aq vite, thua se vitet janë njësoj për të gjithë.

Duhet dhënë fleksibiliteti aty ku duhet. Nëse ne qëndrojmë të ngurtë, kjo është një situatë që e shohim shumë mirë se ku po shkon.

Kërkesa nga studentët për të mësuar është i lartë dhe në mënyrë të vazhdueshme duan të zhvillohen. Pastaj kjo ngeci nga mundësia jonë për ta suportuar. Shpresoj që kjo të ndërrojë, pasi ka vend për përmirësim”, tha Alimehmeti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.