E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri i Brendshëm jep sqarime në Parlament:  Pse u përjashtua Komiteti i Helsinkit nga Komisioni i Azilit
Lajme

Ministri i Brendshëm jep sqarime në Parlament: Pse u përjashtua Komiteti i Helsinkit nga Komisioni i Azilit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka sqaruar si qëndron e vërteta e përjashtimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit nga Komisioni i Azilit. Në një interpelancë me deputeten e PD, Ina Zhupa, Çuçi sqaroi se ligji është hartuar në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian.

Zhupa: Pa asnjë diskutim paraprak përfaqësuesi i Shoqërisë Civile i Komitetit Shqiptar të Helsinkit është hequr nga komisioni

Nuk kuptohet pse është nevoja për ta zvogëluar dhe nëse po pse duhet të hiqet përfaqësuesi i Komitetit të Helsinkit.

Këshilli i ka dërguar shkresë ministrisë dhe nuk ka marrë përgjigje dhe për këtë kam pyetur ministrin Çuçi.

Çuçi: Në lidhje me pyetjen me lejoni t’ju sqaroj se ne vjet kemi miratuar ligjin e ri për azilin në Shqipëri. Ky ligj përveçse është në përputhje me BE ka sjellë edhe disa risi pozitive. Më kryesorja është përfshirja e statutit të azilkërkuesve. Një përcaktim që ka qenë direktivë e BE që pas luftës së Kosovës, por që ne i paraprijmë

Ky ligj ka përcaktuar se komisioni kombëtar të përbehet nga 5 anëtarë. Ky është një komision ankimi. Garantohet në bazë të ligjit të kodit të procedurave dhe garantohet nga e drejta për ankimin. Në bazë të përcaktimeve që bën ligji, i cili nuk përcakton ca ka në përbërje është

Pse nuk është komiteti i Helsinkit?

Komisioni i shqyrtimit administrativ përbëhet dhe ngrihet brenda organit administrativ, për hir të një tradite i kemi dërguar Komitetit të Helsinkit, një variant të VKM ku e kishim përfshirë edhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit dhe nuk kemi marrë përgjigje deri në 28 nëntor 2021. Pra duke mos marrë përgjigje ne vazhduam me ngritjen e komisionit dhe gjykuam që jo vetëm Komiteti Shqiptar i Helsinkit, por dhe organizata te tjera që mbrojne të drejtat e azilkërkuesve të jenë prezent. Kështu që u ngrit me 5 anëtarë ky komision dhe të pestë përfaqësojnë një aspekt që lidhet me të drejtat që kanë azilkërkuesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.