Takimi me zyrtarët e lartë të DASH, Edi Rama zbulon çfarë u diskutua në takimin kokë më kokë: Nga veto e Bullgarisë dhe mbështetja e SHBA….
Takimi me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried!
Rama ka publikuar fotografi nga zyra e tij me zyrtaren e lartë të DASH, ku thekson se pjesë e diskutimit ka qenë reforma në drejtësi, vetoja Bullgarisë dhe mbështetja që SHBA-të po i japin sipas tij projektit të Ballkanit të Hapur.
“📍Kryeministria – Me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried🇦🇱🤝🇺🇸
Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur😊
Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse🙏|, shkruan Edi Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



