E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Provokon rëndë Moska, aeroplani spiun rus shkel hapësirën ajrore të Suedisë dhe një vendi të NATO-s. Çfarë po ndodh në Evropën Veriore
Lajme

Provokon rëndë Moska, aeroplani spiun rus shkel hapësirën ajrore të Suedisë dhe një vendi të NATO-s. Çfarë po ndodh në Evropën Veriore

Një aeroplan spiun rus raportohet se ka shkelur hapësirën ajrore të Danimarkës dhe Suedisë.

Lajmi është bërë me dije nga mininistri i Jashtëm danez Jeppe Kofod, i cili pohoi se aeroplani hyri në hapësirën ajrore të premten në mbrëmje në lindje të ishullit Bornholmit, përpara se të fluturonte në hapësirën ajrore suedeze.

“Ambasadori rus do të ftohet nesër në ministrinë e jashtme”, shkroi të dielën në Tëitter ministri i Jashtëm danez, Jeppe Kofod, duke iu referuar një “shkeljeje të re ruse të hapësirës ajrore”.

Ministria e Jashtme suedeze njoftoi gjithashtu se ambasadori rus do të ftohet për konsulltime në Stokholm, “ka procedura të përcaktuara për këso lloj rastesh. Bëhet fjalë për thirrjen e përfaqësuesit të kombit të implikuar”.

Kofod shtoi se ishte “krejtësisht e papranueshme dhe veçanërisht shqetësuese në situatën aktuale”, duke aluduar për agresionin në Ukrainë dhe rritjen e tensioneve me NATO-n.

Danimarka është anëtare e NATO-s, ndryshe nga Suedia e cila së bashku me Norvegjinë pritet të dorëzojnë kërkesën për anëtarësimin në aleancë gjatë muajit maj, duke hequr dorë nga statusi i neutralitetit.

Rusia nga ana tjetër kërcënuar këo dy vende nordike se do të përballen me pasoja të rënda nëse aderojnë në aleancën euro-atlantike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.