E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Myslimanët kremtojnë Fitër Bajramin, qindra besimtarë falin namazin në sheshin “Skënderbej
Lajme

Myslimanët kremtojnë Fitër Bajramin, qindra besimtarë falin namazin në sheshin “Skënderbej

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin. Pas ditëve të agjërimit, lutjeve, adhurimeve dhe leximit të Kuranit, mijëra besimtarë ishin pjesë e festimeve dhe faljes së namazit së Bajramit të organizuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Festimet e Fitër Bajramit kanë filluar që në orët e para të mëngjesit me namazin e sabahut.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, theksoi në fjalën e tij se “festa e Fitër Bajramit është lehtësim i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut, Mëshiruesit Fuqiplotë”.

Në ritet e tyre për këtë festë, besimtarët e nisi herët me ndarjen e Sadaka Fitrit për të varfrit dhe më pas u drejtohen xhamive për faljen e Namazit.

Namazi i Bajramit është një detyrim i domosdoshëm për çdo mysliman. Muhamedi i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.