E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Një opozitë false, fatkeqësi kombëtare! Lubonja: Edhe Jezu Krishti të zbresë në tokë, ky narkoshtet e eliminon! Ja çfarë të pengon të marrësh elektoratin gri
Lajme

Berisha: Një opozitë false, fatkeqësi kombëtare! Lubonja: Edhe Jezu Krishti të zbresë në tokë, ky narkoshtet e eliminon! Ja çfarë të pengon të marrësh elektoratin gri

Në emisionin ‘Open’ në News24 ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se çdo njeri është i ftuar të shprehë lirshëm mendimin e tij dhe se hapja e partisë mbetet prioritet.

Analisti Lubonja theksoi se ish-kryeministri si figurë politike ka një background që e pengon të tërheqë elektoratin gri.

Gjatë bisedës në studio, Enton Abilekaj u shpreh në Kuvendin e 30 prillit nuk u pa asgjë ndryshe, duke shtuar se largimi i kryeministrit Edi Rama është emergjencë dhe për ta arritur këtë duhet një forcë që qeveris më mirë sa mazhoranca aktuale.

“Unë jam kundër asaj që ndodhi në 30 prill. Largimi i Ramës është emergjencë dhe duhet një forcë që e zëvendëson Edi Ramën dhe qeveris më mirë. Dhe ajo që ndodhi më 30 prill nuk e largon Ramën, pra nuk pamë bashkim. Një njeri që e pa PD si një parti të hapur, me fushatën që u bë deri me kulmimin në Kuvend, nuk e pa veten si të përfshirë. Kur fuqia e shumicës përdoret për të nënshtruar pakicën aty fillon edhe problem.”, u shpreh Abilekaj.

Pjesë nga biseda në studio:

Berisha: Asnjë njeriu nuk i është ngushtuar hapësira. Çdo njeri është i ftuar të shprehë lirshëm mendimin e tij. Një opozitë false është fatkeqësi kombëtare. Qëkur u instalua pluralizmi të gjitha proceset politike janë udhëhequr nga drejtues të partive. Debatet për president republike janë bërë drejtues. Edi Rama nuk e bën, ngarkon Taulant Ballën, pra jemi tek pseudoopozita…

Lubonja: Juve ju mungojnë disa elementë, pjesa që mund të inspirohet dhe të krijojë masë kritike për të ndryshuar gjërat. Ju jeni njeriu që ka pasur privilegj që ta udhëheqë këtë vend dy herë…Një problem tjetër është edhe viti 2005 kur ju vini në pushtet megjithëse se mazhoranca e asaj kohë kishte akuza…Ju keni ardhur në pushtet me premtimin se do të zhduknit baronët e drogës…Një premtim që do të shkatërronit atë sistem… Ky sistem oligarkik me oligarkë që luftonin me njëri-tjetrin. Sot kemi Edi Ramën një Putin që kontroll këtë sistem oligarkik, por përgjegjësia e madhe është e juaja sepse këtë sistem nuk e luftuat, por e kalëruat. Në këtë luftë bandash më i forti fitoi. Sot jemi në këtë situata dhe gjykoj që jo ju, por edhe Jezu Krishti të zbresë në tokë, ky narkoshtet  e eliminon që ditën e parë, nuk fiton dot. Ju si figurë politike keni këtë backgraund që ju largon zonën gri dhe në këtë aspekt jeni të reduktuar dhe nuk arrini dot të merrni zonën gri.

Berisha: Një nga objektivat më kryesor shpallur ka qenë mobilizimi i të gjitha potencialeve të fjetura të PD nga ’91 deri sot dhe tjetra hapja drejt flukseve të reja.  Unë jam në kontakt me të rinj dhe ekspertë që kanë një energji për t’u bashkuar.

Ky Kuvend shpalli këto objektivat dhe kam muaj që po punoj për realizimin e objektiva. Nëse në 2005 jam detyruar të marr në Kosovë një grup specialistësh sot, këtu ka ekspertë në çdo drejtim, mjafton t’i afrosh. Them se kishte një drejtësi që funksiononte, Task-Forca çoi mbi 300 vetë në gjykatë. Ka një fushë të ndjeshme ndaj ligjit dhe ky është tregu që e ka jetik ligjin sepse do t’i sigurojë konkurrencën. Unë nuk kam pasur sistem varësie nga askush.

Lubonja: Me këtë bilanc që i bëni ju nuk humbnit në 2013.

Duke u pyetur për faktin se 35 deputetë nuk ishin të pranishëm në Kuvendin e 30 prillit, Berisha u justifikua duke thënë se ata janë në meditim.

Lubonja: Unë shoh tre grupe. Mendoj se dhe me kokrra, shoh një pjesë që janë më afër Lulzim Bashës. Shoh një grup që ka ambiciet e veta, përtej Bashës dhe Berishës dhe të ‘vijmë ne’. Të dy këta grupe i shoh si të kenë mbështetje amerikane. Ka dy grupe që mendojnë se me mbështetje, amerikane që është kryesore, dhe me mbështetje ligjore, mund të rimarrin partinë dhe grupin tuaj që ka shumicën e partisë dhe legjitimitetin. Ju arritët në këtë pikë të suksesshme se fituat në Shkodër në 6 mars dhe një pjesë lëvizën nga kjo. Pastaj se sa të pavarur janë ata, që falën te ambasada në çdo rast, se di nëse janë të pavarur. Nëse do ishin të pavarur, do mbanin qëndrim. Atë që bëri Basha ishte gabim politik se përçau partinë dhe bëri lojën e kundërshtarit. Janë 3 grupe. Aq shoh unë.

Berisha: A e ke ndjekur Lulzim Bashën?! Ai thotë; foltorja. Secili prej jush po të dilte, 15-20 veta i bashkohen. Ka një exit-poll që po bëhet, i Euronews, ai zbret te 2%, ka rënien më katastrofale që pëson një njeri (Basha). Ai nesër mund të krijojë një parti, por them se ku është ai. Ka një grup të Bashës, s’e mohoj por i parëndësishëm. Po filtron dhe po filtron me Edi Ramën. Shkoi votoi zgjatjen e vettingut, pasi e kishte quajtur procesin mafioz.

Po ashtu ai përsëriti qëndrimin e tij se do të garojë për kryetar të PD.

Berisha: Dështoi plotësisht (Alibeaj). Çfarë do të thotë? Nuk realizoi asgjë në mbledhje. Edhe deputetët ia kundërshtuan qëndrimet sikur të ishte një ministër i Edi Ramës. Këto që po them unë janë informacione të medias. Partia ka forume të zgjedhura. Ata janë deputetë të PD pa asnjë diskutim. Të jesh e sigurt se shumë shpejt të gjithë do të jenë në të gjitha aktivitetet e PD. Nuk them të gjithë. Se ai që hiqet si ministër i Edi Ramës nuk….janë në meditim. Por vendi i tyre është te shumica. Se mohoj se ka një qëndrim.

Janë në meditim apo kundër?

Berisha: Edhe sot ata në atë takim që nuk u arrit kuorumi, ai dështoi dhe nuk votoi dot misionin e tij dhe në atë takim janë ngritur kundër. Në tërësi deputetët do jenë te shumica. Por s’mund të them se… E bazoj këtë se kam besim në botëkuptimin e tyre politik. Ata i përkasin shumicës. Janë të lirë. Është një PD më e fuqishme në rrafshin organizativ, me probleme që i ka në zgjidhje.

Abilekaj: Është një rrymë.

“Do garoj për kryetar, fund kryetarokracisë”, Berisha: S’e mblidhja dot Bashën se Rama ia kishte mbyllur dosjen Muzin me Engjëll Agaçin

Berisha: Së pari; Unë kam shpallur bashkimin me votë, pasi kisha konstatuar se në mënyrë absolute vota ishte përjashtuar nga partia. Kur kam bërë hapat e parë se di se si do të jetë rezultati. Unë nis një betejë nëse i besoj se është kauzë e drejtë. E fitova mirë, nëse jo tërhiqem. Po çfarë arritëm? U arrit fundi i kryetarokracisë!

Ju kanë akuzuar për kryetarokraci

Unë s’po them se s’do jem kryetar, se për atë po përpiqem dhe do garoj. Nëse përpara që nga themelimi i PD deri në këtë proces, neokratura e saj shkonte nga qendra në bazën e zgjedhur, mund t’ju them se sot në mënyrë absolute, përveç Komisionit të Rithemelimit në fillim, s’ka asnjë person, asnjë, të votuar, të përzgjedhur nga Berisha apo komisioni i Rithemelimit. Janë pa përjashtim propozime të anëtarësisë dhe vetëdeklarime se do të garojë siç e përcakton statuti. Kjo ndodhi dhe me kandidatët për kryetarë bashkish. Të gjithë ata shprehën dëshirën, dhe me garë iu nënshtruan primareve. Kjo parti ka shënuar një arritje të madhe. Ky është fundi i kryetarokracisë sa i përket zinxhirit të varësisë.

Asnjë kandidat s’ka guxim të garojë përballë jush
Ja dalim aty. Është fatkeqësi që të të pengojnë qoftë paragjykimit, qoftë degët dhe gjethet të shohin trungun. Ne kemi dashur të ndryshojmë përfaqësimin, të vendosim një raport të ri mes përfaqësuesve dhe të përfaqësuarve. Them se kjo ka vlerë.

PD sot është më e dobësuar..
Nuk besoj se një parti e lirë është më e dobësuar. Jemi këtu dhe askush se mohon manipulimin absolut të ish-kryetarit nga Edi Rama dhe guvernatorja. Do jap shembullin konkret; a u vra një mjek në fushatë? U vra! Një njeri i një familjeje të nderuar. A u vra në procesin elektoral. A deklaroi Basha se u bë një masakër elektorale? U krijua një komision parlamentar në të cilin politikisht dy ishin përgjegjësit, Balla dhe Bardhi. Pa asnjë diskutim. Shpërndarësi i lekëve dhe i kartave po punonte për llogari të Ballës. Pse u ndërpre, është i vetmi komision në 30 vite që u ndërpre. Pengmarrja është përgjigja.

Kush u mor peng?
Ata që ishin të implikuar. Si mund të ndërpritet një komision.

Lubonja: Jam dakord që PD pas 25 prillit duhet të merrej me masakrën zgjedhore dhe jo të hynte në atë hulli.

Berisha: Unë se mblidhja dot Lulzim Bashën se Edi Rama i kishte mbyllur dosjen ‘Muzin’ me Engjëll Agaçin. Çfarë kishte opozita për këtë? Të paguaj kusuret e tij? Të paktën kjo opozitë që është sot, është e vërtetë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.