E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drafti i Alibeajt për kriteret e Presidentit të ri, reagon Edi Paloka: Janë propozime të Ramës…
Lajme

Drafti i Alibeajt për kriteret e Presidentit të ri, reagon Edi Paloka: Janë propozime të Ramës…

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka reaguar pas draftit të propozuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Sipas Palokës, ajo çka një ditë u prezantua nga Enkelejd Alibeaj është thjesht një propozim i Ramës, që shitet si kriter i “opozitës”. Ai thekson se kjo është një lojë e turpshëm që po zhvillohet në sytë e opinionit publik.

“Nga zarfet e grupit te PS tek “zarfet” e grupit Alibeu. Propozimet e Rames shiten si kritere te “opozitës” !

Loja e turpshme per te paraqitur Presidentin e Rames si President konsensual, zhvillohet përpara syve te publikut e ne mënyrën me te trashe. Rama bën sikur mbledh mendimet e deputeteve te PS me zarf ,  Alibeu bën sikur mbledh mendimet e deputeteve te tij me e-mail. Ne finale, kandidati i Rames do dale nga goja e L.B, E.A …

Nuk e di ne se ata deputete (te zgjedhur me votat e demokrateve) qe vazhdojnë ndjekin këtë rruge, janë thjeshte viktima naive qe po përdoren apo janë me vullnet te plote ne kete loje ?! Përgjegjësia është e tyre”, shkruan Paloka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.