E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KLP emëron përkohësisht tre drejtues të Prokurorive
Publik News

KLP emëron përkohësisht tre drejtues të Prokurorive

Konkretisht, Julian Çafka, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Lazër Çardaku, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër;

Pierind Çukaj, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.

TE GJITHA VENDIMET E MIRATUARA NE KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka zhvilluar ditën e hënë më 9 maj 2022, seancën plenare të radhës, në prezencë të të gjithë anëtarëve të Këshillit dhe të ftuarëve përfaqësues nga Programi OPDAT.

Nën drejtimin e kreut të Këshillit Lartë të Prokurorisë, zotit Alfred Balla, mbledhja ka nisur me miratimin unanim të proces-verbalit të seancës plenare të datës 22.04.2022 dhe propozimin e Zëvendëskryetarit zotit Tartar Bazaj, për të shtuar në rendin e ditës miratimin e një projekt-akti për veprimtari jashtë funksioni për prokurorin zotin Kledian Llaho.

Mbledhja ka vijuar me miratimin unanim të projekt-akteve për tre (3) caktime të përkohëshme në detyrën e Drejtuesëve të zyrave të Prokurorive si më poshtë;

  • Zoti Julian Çafka, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër;
  • Zoti Lazër Çardaku, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër;
  • Zoti Pierind Çukaj, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë

Më pas, është miratuar unanimisht projekt – akti për një korrigjim gabimi material, në vendimin e KLP-së, Nr.77, datë 22.04.2022, “Për mbarimin e statusit të magjistratit”.

Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, janë miratuar unanimisht, dy (2) projekt – aktet për caktimin e drejtuesëve të zyrave të Prokurorive përmes procedurës me ngritje në detyrë. Përmes kësaj procedure janë caktuar zoti Durim Bedini, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë dhe zoti Aurel Zarka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Në vijim, Këshilli ka miratuar unanimisht projekt – aktin për miratimin e qëndrimit në detyrë të zotit Kujtim Luli.

Gjithashtu, Këshilli ka miratuar në mënyrë unanime edhe dy (2) raporte për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit, zonjës Eglantina Shehu dhe zonjës Marjola Mërtiri.

Ndërkohë, sa i takon miratimit të 2 (dy) projekt-rregulloreve, pas një sërë diskutimesh, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, miratoi unanimisht rregullore “Për vlerësimin etik dhe profesional të prokurorëve” si dhe ktheu për diskutim rregulloren “Për komunikimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me median”.

Me 8 (tetë) vota pro (në mungesë të zonjës Keshi dhe zotit Dodaj), është miratuar projekt – akti mbi miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2023-2025 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në përfundim të mbledhjes, është miratuar me 9 (nëntë) vota pro dhe në mungesë të zonjës Keshi, projekt-akti për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokurorin zoti Kledian Llaho pranë Prokurorisë Sarandë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.