Avioni i “Wizz Air” u godit nga rrufeja? Qytetarja: Ishte shpërthim i fuqishëm
A i di kryeministri kushtet e brendshme apo të hipin delet?
Më herët u raportua se avioni Wizz Air i linjës Tiranë-Abu Dhabi është goditur nga një rrufe 10 minuta pasi ishte nisur nga aeroporti i Rinasit. Pas tmerrit që përjetuan pasagjerët avioni ka arritur të ulet sërish në pistë dhe fluturimi është shtyrë për ditën e nesërme.
Por duket se kjo ngjarje e cila u raportua si goditje rrufeje që ndodh të paktën 1 herë në vit (ose për çdo 1000 orë udhëtim) duket se nuk është e vërtetë.
Një qytetare e cila ka qenë duke fluturuar me këtë avion ka treguar se avioni bëri ulje të detyruar për shkak të një defekti në motor ose në turbinat pasi shpërthimi ka qenë i fuqishëm. Sipas saj njerëzit u tmerruan dhe po ulërisnin pasi në bord kishte edhe fëmijë, të moshuar e invalidë ndërkohë që askush nuk po ju jepte ndonjë përgjigje. Pasi kanë zbritur në aeroport në orën 23:00 janë njoftuar se fluturimi ēshtë shtyrë për ditën e nesërme por qytetarët janë të frikësuar tê udhêtojnë sërish me këta aviona të vjetër e të pa kontrolluar teknikisht para nisjes.
Në fund qytetarja shprehet se Wizz Air qê kryeministri reklamon i ka kushtet e brendshme si autobusët e komunizmit ndërkohë që sot ky avion i kësaj linje për pak mori jetën e 200 njerëzve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



