Aksident në Rrugën e Kombit/ Makina nga Kosova merr para trajlerin, ka të plagosur
Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit, në aksin Milot- Kukës.
Mësohet se pranë urës në fshatin Skuraj, një automjet me targa të Kosovës ka përplasur disa makina, një prej tyre trajler. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesit i trajlerit, i cili është droguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Pista kryesore është se aksidenti ka ardhur për shkak të ngushtimit të rrugës, ku po kryhen punime në ndarëset e urave përgjatë këtij segmenti. Si pasojë e aksidentit, është bllokuar dhe rruga duke bërë që automjetet të kalojnë nga rruga e vjetër Rrubik-Milot.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



