Bie Serveri i Tatimeve, asnje biznes nuk operon me fatura
Prej disa orēsh nuk funksionon Serveri i Tatimeve, asnje biznes nuk operon me fatura. Shumë denoncime kanë mbërritur në readaksi.

Çfarë ka sistemi elektronik i Tatimeve?
Sistemi elektoronik i Tatimeve teorikisht mban çdo gjë, që është ruajtur në format elektronik nga viti 1996 deri më sot.
Pra nga viti 1996, ka çdo deklarim të bërë?
Po çdo deklarim të bërë nga biznesi. Bizneset deklaratat më parë i bënin në letër, të cilat më pas dixhitalizohesh, hidheshin në format elektronik për lehtësi përpunimi.
Sa servera kanë tatimet?
Tatimet kanë 34 servera aktivë, që mbajnë të dhëna aktive.
Mbajnë të njëjtat të dhëna apo të dhëna të ndryshme?
Jo mbajnë të dhëna të ndryshme. Sistemi i tatimeve është i organizuar me disa sisteme, ka mbi 25 sisteme të ndryshme, por që kryesori është ai i tatimpagueseve dhe individëve, i cili është sistem i decentralizuar.
Çfarë ka brenda këtij sistemi?
Brenda tij, përmbahen të gjitha deklaratat që ka bërë biznesi, të gjithë librat e shitjes dhe blerjes, pra gjithë aktitiviteti ekonomik që ka kryer biznesi.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



