Alibeaj komenton deklaratën e Ramës: Ia hoqëm maskën, është hipokrit. Do ta zgjedhë Presidentin në…
Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama pas dështimit të raundit të parë në Kuvend për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
“Deri tani ka vetëm heshtje nga mazhoranca. Asnjë qëndrim përvecse dje kur i pari i tyre tha ‘s’jam duke u marrë me askënd sa të gjejnë këta me kë do negociojnë’.
Se jo më larg se 15 ditë më parë përgjërohej t’ja lëmë opozitës të ketë një figurë të na sfidojë nëse e mbani mend e kjo që bëmë ishte t’ja heqim këtë maskë që nuk është i sinqertë, është hipokrit, do ti shtyjë këto tre raunde e të shkojë tek raundi i katërt e të zgjedhë atë që do. Mund ta bëjë, s’kemi asnjë instrument tjetër për ta detyruar përveç moralit.
Doni ta merrni? Mund ta merrni! Keni marrë gjithë këto një më shumë një më pak nuk ndryshon gjë. Por meqë na sfiduat që Presidenti është mbi palët, uniteti i shtetit ne u përgjigjëm qëndrimit truaj me maturi”, tha Alibeaj.
Lidhur me faktin pse opozita nuk ka propozuar ende asnje emër, Alibeaj tha “se historia e emrave pastaj është histori që nuk ka ndonjë të shkuar briliante, përcaton rrugën një herë për të arritur aty ku duhet, jo drejtpërdrejt te qëllimi. Pse mos caktohen dy tre parametra? Pse mos caktohet procedurë? Kështu do ishte as i juaji as i joni, se edhe yni edhe juaji s’ka se si të jetë, vetëm kështu do kishte virtytin të jetë mbi palët. Si e arrijmë ne këtë? Qenkemi ne si opozitë që nuk po përmbushim detyrën tonë për të çuar emra që të tallen këta? Jo të paktën këtë gjë nuk do duhet t’ja tolerojmë vetes”.
Alibeaj ndër të tjera theksoi se afatet nga raundi në raund duhet të jetë maksimal “që të gjejnë kohën e ngenë të shprehin një qëllim për ca rregulla, për të hequr maskat për të qenë të vërtetë e për ti dhënë vendit një president në lartësinë e detyrës. Afati duhet të jetë 7 ditor, është më mirë kur flasim hapur, presim, është proces që askënd nuk duhet ta vendosë në panik. Pas këtij momenti jemi të hapur që grupet parlamentare të përcaktojnë atë figurë e të mund të sfidojmë jo këta por shqiptarët në kuptimin pozitiv të fjalës”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



