Bashkëpunimi me policinë spanjolle/ Gledis Nano: Kemi vënë në pranga 7 persona për trafikim lëndëve narkotike
Kreu i policisë së Shtetit, Gledis Nano në një konferencë të përbashkët me përfaqësuesit e policisë spanjolle ka deklaruar se deri më tani janë arrestuar 7 persona për trafikimin e lëndëve narkotike.
Sipas Nanos, në bashkëpunim me policinë spanjolle kanë kryer hetime të fokusuara kundër grupeve kriminale të prodhimit dhe trafikimit të narkotikëve, kontrabandimit të emigrantëve, pastrimit të parave, vjedhjeve të banesave etj. Ai vuri në dukje se janë sekuestruar sasi të konsiderueshme bimësh e lëndësh narkotike, armë zjarri, para cash dhe automjete. Ndërsa në Shqipëri janë sekuestruar edhe pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe janë bllokuar aktivitete tregtare.
“Vlen të përmendim faktin se Policia e Shtetit ka bërë një punë paraprake për evidentimin dhe verifikimin e të gjithë personave të kërkuar nga autoritetet spanjolle dhe me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, në koordinim të ngushtë me autoritetet spanjolle të zbatimit të ligjit, veçanërisht me strukturat e INTERPOL-it dhe FAST-it të të dy vendeve, ka filluar operacioni dhe deri tani janë arrestuar 7 shtetas shqiptarë, për veprat penale: “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Organizata kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shkelja e ligjit për drogat”. Këta shtetas vijojnë të jenë në procedura gjyqësore, me qëllim ekstradimin e tyre drejt Spanjës. Po në kuadër të këtij bashkëpunimi, gjatë vitit 2021 janë realizuar operacionet e suksesshme: “DOBRA”, “NOMADA” dhe “SHPIRTI”. Po ashtu, të suksesshme ishin dhe operacionet e zhvilluara më parë si: operacioni “VAZHDIMI” dhe Mega Operacioni “ONE IF-BY LAND”, rezultatet e të cilëve i kemi bërë të ditura në komunikimet e mëparshme. Këto operacione dhe hetime kanë qenë të fokusuara kundër grupeve kriminale të prodhimit dhe trafikimit të narkotikëve, kontrabandimit të emigrantëve, pastrimit të parave, vjedhjeve të banesave etj. Në kuadër të këtyre operacioneve janë sekuestruar sasi të konsiderueshme bimësh e lëndësh narkotike, armë zjarri, para cash dhe automjete. Në Shqipëri janë sekuestruar edhe pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe janë bllokuar aktivitete tregtare”, është shprehur Nano.
Shqipëria tregon vendosmërinë e saj absolute për të mos qenë strehë për kriminelët gjë që konsiderohet nga komuniteti ndërkombëtar si shenjë e qartë e përpjekjes për të çuar para procesin e anëtarësimit në BE dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
Me këtë operacion për kapjen e personave në kërkim nga autoritet spanjolle, policia shqiptare dhe policia e Spanjës përforcojnë linjat e tyre të bashkëpunimit policor”, tha perfaqesuesi i autoriteteve spanjolle.
Shefi i njësisë së të arratisurve të Spanjës tha: Disa ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së ekstradimit seksioni i të arratisurve ka nisur një shkëmbim intensiv informacioni operacional me autoritetet shqiptare me qëllim gjetjen e të arratisurve të pretenduar nga Spanja me një vendndodhje të mundshme në Shqipëri.
Hetimet janë kanalizuar përmes rrjetit evropian të personave të arratisur anëtare e së cilës është dhe Shqipëria.
Me të nisur ky bashkëpunim, në 48 orë, ekipi i personave të arratisur të Shqipërise ka arrestuar gjithsej 7 persona të kërkuar nga Spanja për krime të rënda, një pesë të cilëve strehoheshin me identitet të rremë në Shqipëri.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



