E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja Lala: Maneci’ kishte dijeni për vrasjen mafioze të gjyqtarit Konomi…
Lajme

Gazetarja Lala: Maneci’ kishte dijeni për vrasjen mafioze të gjyqtarit Konomi…

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e 48-vjeçarit Arben Mërkuri Ismaili në Sukth, i njohur si “Maneci”.

Maneci ka qenë në dyqanin e sapondërtuar pranë shtëpisë në momentin që është ekzekutuar.

Sipas informacioneve, makina luksoze tip “Benz” në ngjyrë gri, në të cilën ndodheshin autorët, qëndronte në anë të rrugës. Prej saj ka dalë një person i maskuar dhe me kallashnikov në dorë, i cili ka hapur zjarr ndaj 48-vjeçarit. Autorët, sipas kamerave të sigurisë së sekuestruara nga autoritetet, kanë shkuar në drejtim të autostradës Tiranë-Durrës, e nuk dihet më pas rruga që kanë ndjekur.

Viktima ka marrë gjatë atentatit 4 plumba, ndërsa në vendngjarje janë gjetur dhjetëra gëzhoja. Ai ka qëndruar prej minutash i plagosur në dyqan dhe është dërguar më pas nga fqinjët në spital, ku dhe ndërroi jetë. Pistat që po heton policia janë ato të së shkuarës kriminale të Manecit.

Ai akuzohet për një sërë ngjarjes, shumë të tyre të pa dokumentuara.

Gazetarja Klodiana Lala në një postim në Facebook, shkruan se “Maneci” ishte njeriu i besuar i Xhevdet Troplinit. Po ashtu viktima kishte dijeni për vrasjen mafioze të gjyqtarit Skerdilajd Konomi, atentatin ndaj Plarent Dervishaj, ekzekutimin e ish-policit Ervin Dalipaj dhe mikut të tij Juxhin Dautaj.

“Lidhja e tij me Pëllumb Muharremin, i njohur si “Rrumi” dihet botërisht”, shkruan mes të tjerash Lala.

Ndërkohë, lidhur me atentatin, kamerat e sigurisë afër vendit ku ndodhi vrasja në Sukth, kanë fiksuar makinën me të cilën autorët u larguan pas krimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.