Alibeaj: Nuk marr garanci nga Balla, Rama apo Gjiknuri
Kandidaturat duhet të kenë mbështetjen e palëve!
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj deklaroi pas mbledhjes së sotme se kandidatët për presidentë duhet të kenë mbështetjen nga të gjitha grupet parlamentare.
Ai u shpreh se ky është një proces që i jep presidentit të vendit legjitimitetin e duhur për t’u njohur më pas nga të gjitha palët.
“Nuk marr garanci as nga Balla as nga Rama, as nga Gjiknuri por vetëm nga grupi parlamentar demokrat. Procedura është e qartë. Ky nuk është proces farsë por një proces që i jep presidentit legjitimitetin e duhur. Lexojeni dokumentin tonë. Është i qartë dhe i saktë.
Ajo kandidaturë që do dalë e mbështetur do ketë edhe mbështetjen me firma të secilës palë si garanci që nesër të mos thonë që nuk na pëlqen. Lexojeni. E ka lexuar zotëria. Madje tha e kam lexuar me shumë kujdes. Duhet dhe është kusht që duhet të mbështetet nga të gjithë. 20 firma? E rëndësishme është që të jetë proces i përbashkët. Hapat duhen respektuar në mënyrë strikte.
Nëse shihet që ka cedim apo shmangie është e thjeshtë. Po ta lexosh dokumentin e thotë qartë që duhen respektuar rigorozisht por kur ka shmangie të detyrimeve konsiderohet fyerje por do bëhet edhe publike. Ia kemi detyrim publikut shqiptar ta bëjmë publike. Nuk është çështje mbështetje apo jo. Janë deputetët që marrin pjesë. Kolegët duhet që të bëjnë çfarëdolloj tentative për të eksploruar konsultimin me deputetët deri në mënyrë individuale. Ky është proces që duhet t’u krijojë hapësirë deputetëve të parlamentit shqiptar.
Ai iu përgjigj akuzave të Rithemelimit për thirrjen e mbledhjes së grupit pa miratimin e kryesisë. Ai tha se mbledhjet janë caktuar gjithmonë në fund të çdo takimi të demokratëve.
Sot shumica 26 kolegë iu përgjigjën me përgjegjshmërinë më të madhe pjesëmarrjes në mbledhjen e grupit parlamentar. E rëndësishme është që kolegët tanë thanë këtë gjë. Zëri i shqiptarëve duhet të dëgjohet. Është e logjikshme që vendimet t’i marrë i gjithë grupi parlamentar. Do të jetë kandidaturë që sipas dokumentit tonë duhet të ketë mbështetje të përbashkët nga të gjitha palët”, tha Alibeaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



