Rama intervistë për prestigjiozen italiane: Për Mourinho “tradhtova” Juven! Shansin për të fituar kupën e Conference League e ka…
Në një intervistë për prestigjiozen italiane “Corriere Dello Sport”, Kryeministri Edi Rama flet për organizimin e finales pritshmëritë dhe klimën në kryeqytetin shqiptar.
Ai thekson se kjo finale do të ketë një imakt shumë të madh në imazhin e Shqipërisë në botë dhe kjo falë ndërtimit të një stadiumi që pak vite më parë ishte thjesht një projekt në letër.
“Jemi organizuar dhe do të jemi në lartësinë e duhur. Kush nuk do të hyjë në stadium mund të bashkohet me zonat e fansave të rezervuara për miqtë. Kam kërkuar mbështetje nga policia e Romës dhe e Rotterdamit për të na dhënë një dorë.
Unë mbështes Juventusin që i vogël por tani që Romën e drejton Mourinho bëhet pak e komplikuar situata. Kam ngelur i mahnitur nga Interi i tij dhe në atë periudhë e kam tradhtuar Juventusin. Unë nuk jam një ekspert futbolli por më interesojnë më shumë trajnerët sepse mësoj nga karizma e tyre por edhe nga lidershipi e mënyra se si menaxhojnë një grup”, është shprehur kryeministri.
Në fund, Rama shkëput një mendim edhe për Marash Kumbullën.
“Nuk e njoh personalisht por këtu të gjithë flasin mirë për të. Në Shqipëri nuk është e lehtë t’i bësh të gjithë të jenë dakord. Marashi është flamuri jonë dhe një lojtar shumë i fortë. Ka qenë shumë i aftë për ta bëjë Mourinhon të ndryshojë mendje duke fituar hapësira të rëndësishme në skuadër”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



