E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Joe Biden paralajmëron: SHBA e gatshme të përgjigjet ushtarakisht në rast të një sulmi kinez ndaj Tajvanit
Lajme

Joe Biden paralajmëron: SHBA e gatshme të përgjigjet ushtarakisht në rast të një sulmi kinez ndaj Tajvanit

Presidenti amerikan Joe Biden tha të hënën se Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen ushtarakisht nëse Kina ndërhyn në Tajvan me forcë.

Biden deklaroi para gazetarëve në Tokio se: “Ky është angazhimi që kemi marrë”.

“Shiko, ja ku është situata,” ishin fjalwt me tw cilat iu drejtua Biden gazetarëve gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin japonez Fumio Kishida në Tokio.

“Ne pajtohemi me politikën “Një Kinë”. Ne e nënshkruam atë dhe të gjitha marrëveshjet shoqëruese të rrjedha prej saj, por ideja se Tajvani mund të merret me forcë, thjesht të merret me forcë, është jo e përshtatshme”

Presidenti Biden ka bërë deklarata të ngjashme në të kaluarën. SHBA ofron armë mbrojtëse për Tajvanin, por ka mbetur e paqartë nëse do të ndërhynte ushtarakisht në rast të një sulmi kinez.

Sipas politikës “Një Kinë”, SHBA-të pranojnë qëndrimin e Kinës se Tajvani është pjesë e Kinës, por nuk e ka njohur kurrë zyrtarisht pretendimin e Pekinit për ishullin prej 23 milionë banorësh, shkruan CNN.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë reagoi në një deklaratë pas komenteve të Biden të hënën, e tha se qëndrimi zyrtar i SHBA-së mbetet i pandryshuar.

“Siç tha Presidenti, politika jonë nuk ka ndryshuar. Ai përsëriti politikën tonë “Një Kinë” dhe përkushtimin tonë për paqen dhe stabilitetin përgjatë ngushticës së Tajvanit. Ai gjithashtu përsëriti angazhimin tonë sipas Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin për t’i ofruar Tajvanit mjetet ushtarake për të mbrojtur veten ”, tha zyrtari.

Tajvani shtrihet më pak se 177 kilometra nga brigjet e Kinës. Për më shumë se 70 vjet, të dyja palët janë qeverisur veçmas, por kjo nuk e ka penguar Partinë Komuniste në pushtet në Kinë që të pretendojë ishullin si të vetin – pavarësisht se nuk e ka kontrolluar kurrë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.