E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konflikti mes policëve që u kthye në tragjedi, Gledis Nano shkon në komisariat (DETAJE)
Lajme

Konflikti mes policëve që u kthye në tragjedi, Gledis Nano shkon në komisariat (DETAJE)

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në ambientet e brendshme të Komisariat nr. 3 në Tiranë.

Pas një sherri të çastit dy policë kanë qëlluar me armë zjarri njëri-tjetrin. Gazetari Igli Çelmeta tha se ka pasur 6 të shtëna me armë zjarri.

Ndërkohë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka mbërritur në Komisariat

Autori Ludian Zaimi, qëlloi në drejtim të Çaush Saliasit, polic i patrullës së Përgjithshme. Ndonëse polici u dërgua në spital, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve e armës së zjarrit dhe ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

Sakaq brenda Komisariati nr.3 ndodhet autori i cili po merret në pyetje për të shpjeguar shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë .

Gjithashtu mësohet se më tyre ka ndodhur një konflikt banal mes autorit e viktimës.

Sakaq autori ka një vit e gjysmë në polici, ndërsa viktima kishte mbi 20 vjet në polici.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.