Tragjike/ Dy fëmijë të mitur mbyten në liqen
Nisin kërkimet për trupat e pajetë
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të premte në Tiranë ku dy të mitur janë mbytur në liqenin e Prushit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:05 ku dy fëmijë të moshave 11 dhe 13 vjeç janë mbytur në liqen.
Policia njofton se palombarët e RENEA-s kanë nisur menjëherë kërkimet për trupat e pajetë të të miturve.
Efektivët e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.
Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



