E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Partia Demokratike zgjedh sot Kryesinë nga 46 emrat që miratoi Berisha
Lajme

Partia Demokratike zgjedh sot Kryesinë nga 46 emrat që miratoi Berisha

Sot në orën 11.00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, për të zgjedhur Kryesinë e kësaj partie.

Sipas axhendës, fjalën do ta marrë Kryetari i PD-së, Sali Berisha si dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.

Pas fjalimeve do të nisë votimi. Paraprakisht, çdo anëtar i Këshillit Kombëtar do të firmosë manualisht dhe elektronikisht, praninë e tij në mbledhje.

Risi e këtij procesi zgjedhor është numërimi elektronik i çdo flete votimi, qëi ndodh për herë të parë në partitë politike shqiptare.

Pas shfaqjes në ekran, çdo votë do të kalojë në kohë reale në tabelën përmbledhëse nga ku do të mësohen emrat fitues të anëtarëve të rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike.

I gjithë procesi do të jetë transparent për publikun dhe median, e cila, do të jetë e lirë të raportojë në ambientet e selisë dhe të ndjekë çdo zhvillim të sotëm e në vijim.

Nga ana tjetër, Zyra e Shtypit e PD përgjatë gjithë ditës do të ofrojë lehtësi për transmetimin direkt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.