E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi
Lajme

Arrestohet bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi

Bashkëshorti i Nancy Pelosit, Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA,  u arrestua në Kaliforni gjatë orëve të vona të mbrëmjes të së shtunës pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

1

Paul Pelosi, 82 vjeç, u kap pak para mesnatës në Napa County, Kaliforni dhe u akuzua për drejtim mjeti nën ndikim të alkoolit, me një nivel në gjak prej më të lartë se 0.08.

Lirimi me kusht i Pelosit u caktua në këmbim të 5,000 dollarë.

Mediat amerikane raportojnë se detajet rreth incidentit nuk janë tërësisht të zbardhura dhe nuk dijet ende nëse 82-vjeçari ka qenë duke vozitur i vetëm apo jo në momentin që u arrestua.

Policia ka refuzuar të komentojë për mediat ngjarjen.

Kujtojmë se Paul është bashkëshorti i Nancy Pelosit që nga viti 1963.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.