PD del me qëndrim: Nuk do të ketë bojkot të shtunën
Partia Demokratike do marrë pjesë në seancën plenare që do të mbahet ditën e shtunë për të votuar emrin e ri për president. Por nuk do të votojnë asnjë kandidat të shumicës qe do të prppozojë Rama.
Deputetet e rithemelimit kanē vendosur qe te mos e bojkotojne seancen e dites se shtune. Nuk dihet akoma per grupin e Alibeajt dhe gruoin e trete të PD-se nese do te marrin pjese ne seancen per te zgjedhur presidentin e ri.
Në bazë të rezolutës të miratuar nga Këshilli Kombëtar, deputetët shprehen se janë të detyruar që të shprehin të drejtën e tyre me votë.
Në rezolutën që është miratuar në datën 6 maj 2022 thuhet: “Në kushtet e mosbesimit të thellë, ofrimi opozitës parlamentare i përzgjedhjes së kandidatëve mbi bazë kriteresh të dakordësuara me consensus, që synojnë kandidatura që përfaqsojnë më së miri unitetin e popullit, do të kontribuonte sado pak në rivendojen e balancave kushtetuese, shmangien e kapjes së plotë të pushteteve nga Partia Socialiste dhe evitimin e thellimit të krizës politike. Vullneti politik i Partisë Demokratike bazohet vetëm tek vota përfaqësuese e antarësisë së PD dhe zgjedhësve të saj. Rezoluta e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të datës 30 prill 2022 refuzon bojkotin si instrument politik”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



