Mr. Edi Rama, nuk ka Festival Muzike pa muzikë ?!
Sezoni Turistik nisi me organizimin e disa festivaleve muzikore ne bregdetin jonian kryesisht në Dhërmi dhe në Lezhë.
Me të drejtë e reklamoi dhe vetë kryeministri Rama por organiatorët që kanë reklamuar bregdetin tonë në Jug nuk e kanë parashikuar mirë tekat e policisë shqiptare. Gazetari ynë bisedoi me disa nga organizatorët e tre festivaleve.
Gabuam që zgjodhëm dhe reklamuam Dhërmiun. A ka festival muzike pa muzikë? Turistët që kanē prerë bileta dhe kanë ardhur nuk e konceptojnë dot ndërhyrjen e policisë pas orës 23:00 në klabet ku organizohet eventi muzikor.
-Po shikojmë mundësinē e kamcelimit nëse këtu nuk lejohet muzika, u shpreh i zhgënjyer organizatori i ” HOSPITALITY on THE BESCH”. Përse në Lezhë muzika lejohet deri në orēt e para të mëngjesit dhe Dhërmi nuk u lejoka?! Po në vendin fqinj ‘Mali i Zi ‘ pse lejohet deri ne orët e para të mengjesir?
Çfarë do bëjnë 2000 pjesëmarrësit britanikë në Dhërmi pas orës 24:00? Gjumë. Edhe pse i kanë dhënë gjallëri bareve dhe reatoranteve të Dhërmiut, është policia e shtetit e cila troket fiks nē orēn 24:00.
Kryeministri Rama mē kot reklamon turistët dhe turizmin muzikor të qershorit 2022. Ky është turizmi i policisë.
Më poshtë ja dhe një postim i kryeminiatrit:
***
🛳️1200 vizitorë britanikë kanë mbërritur në Shqipëri përmes portit të Himarës, si asnjëherë më parë👍 Në ditët në vijim edhe 5000 turistë të tjerë do të hyjnë në bregdetin tonë nga ky port😍
#TëBashkuarJoTëNdarë🫶
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃♀️🏃🏻♂️

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



