E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-deputeti Halit Valteri kallëzon në SPAK Ilir Metën: Dokumentet mi ka dhënë një gazetar i huaj
Lajme

Ish-deputeti Halit Valteri kallëzon në SPAK Ilir Metën: Dokumentet mi ka dhënë një gazetar i huaj

Ish-deputeti Halit Valteri ka depozituar kallëzim në SPAK për presidentin Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti tha se Presidenti prej kohësh sa ishte në pushtet ka përfituar përmes korrupsionit, dhe paratë e përfituara i ka përdorur për lobim.

Gjithashtu ish-deputeti paralajmëroi se do të padisë në SPAK edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin dhe Vangjel Tavon.

 Ai thotë se së fundmi është kontaktuar nga një gazetar i huaj, emrin e të cilit nuk ka zgjedhur që ta bëjë publik, por shprehet se i ka vënë në dispozicion disa dokumente që vërtetojnë aferën korruptive të Metës.

“Janë paguar qindra mijë euro për lobim, artikujt e Mother Jones dhe gazetës autriake kanë bërë publike fatura me vlerë qindra mijëra euro në shërbim të pasurisë. Meta, Kryemadhi dhe Tavo që do të kallëzohen në ditët në vijim do të përballet me fakte konkrete ku paratë e marra nga korrupsioni kanë bërë këto transferta shtetërore.

 Institucionet shtetërore flenë gjumë, ku korrupsioni gjatë kohës që kanë qeverisur dhe nuk janë dënuar për aferat e shumta. Të dhënat i kam nga gazetarë të huaj”, tha Valteri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.