E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto, pasojat e shpërthimit me tritol te biznesi i Noizy
Lajme

Foto, pasojat e shpërthimit me tritol te biznesi i Noizy

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës dhe shënjestër ka qenë reperi Rigel Rajku, i njohur ndryshe si Noizy. Sasia e tritolit është vendosur në dyqanin e rrobave ‘Illyrian’ si dhe në lokalin ‘Rigels Shisha Lounge’, të dy biznese në pronësi të reperit Noizy, që ndodhen në lagjen nr. 13 në Durrës.

Në pamjet  shihet se ka dëmtime të shumta materiale, si në katin e parë të ndërtesës ashtu edhe në katin e dytë, ku janë thyer xhamat, por nuk ka të lënduar në njerëz.

Nga dëshmitë e fqinjëve, shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, aq sa ka shkatërruar edhe banesat e bizneset e tyre aty pranë, ndërsa ka shkaktuar edhe shumë panik për banorët.. Sipas policisë, dyqanin ne katin e parë e kishte me qira Bashkim Rajku, i cili është edhe babai i reperit.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e xhenios të Policisë së Shtetit si dhe ata të policisë shkencore të Drejtorisë së Policisë Qarkut Durrës. Lokali prej disa kohësh ishte i mbyllur, ndërsa nuk dihet se kush janë personat që i kanë vendosur tritolin.

Ngjarja ka ndodhur vetëm dy ditë pasi reperi u përfshi me një sherr me Kleviol Ahmetin, i njohur ndryshe si Cllevio, ku në videot e bëra virale në rrjetet sociale shihet teksa ky i fundit goditet me grushte nga Noizy. Nuk dihet nëse ka lidhje me ngjarjen e sotme, por Kleviol Ahmeti bëri dje denoncim në polici, dhe për këtë blutë e Durrësit, po hetojnë në gjendje të lirë Noizyn dhe babait të tij Bashkim Rajkun.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.